Nga: Paul Cody
Përktheu: Flutura Oruqi

Reklama

Herë pas here njerëzit do të më pyesin dhe kurrë nuk do të di si t’u përgjigjem. Së pari do të duan të dinë prej nga jam dhe, për shkak se ende jetoj në Newton, aty ku jam lindur dhe rritur, do të them bash prej këtij vendi.

Atëherë do të më pyesin se a kam familje, përveç gruas sime Janice. Dhe do t’u them se nuk kam. Nuk kam fëmijë.

Ke vëllezër dhe motra, do të më pyesin pastaj. Që të jem i sinqertë, të jem bash i sinqertë, kurrë nuk e di çfarë t’u them. Bile pas gjithë këtyre viteve, pothuajse edhe pas nja tridhjetë vjetësh, dhe do të skuqem dhe do të belbëzoj si ndonjë shpirt i mjerë me probleme në të folur.

Reklama
Reklama

Do të them jo. Askënd. S’kam vëllezër, s’kam motra, dhe kjo do të mbarojë kësisoj. Atëherë ndoshta do të mund të flisja mbi Red Sox ose mbi Celtics ose mbi trafikun brenda dhe jashtë Bostonit. Do të lëviz në një terren më të sigurt, bie fjala.

Mirëpo një e ide e tillë më duket e gabuar. Më duket sikur ta kisha futur edhe një gozhdë më tepër në arkivolin e vëllait tim, e nuk kam dëshirë ta bëj një gjë të tillë. Dhe asnjë gjë tjetër. Prandaj them, ndoshta kam! Ndoshta kam vëlla diku në botë. Ndoshta ai është diku, gjallë e shëndoshë, dhe duke jetuar për merak diku. Dhe ata do t’m’i ngulin sytë dhe, ndoshta, do të habiten në mos jam duke u tallur me ta, ose mos kam pirë pak si tepër.

Reklama
Reklama

E kuptoni, shumë do të doja t’u them, se dikur e kam pasur një vëlla dhe ai quhej Ford. Nuk e kam njohur aq mirë, më vjen keq të them. Në atë kohë isha vetëm pesë vjeç, ndërsa ai ishte dhjetë vjeç. Në atë kohë këto dukeshin bukur shumë, pothuajse kishim pesë vjet dallim.

Është një fotografi imja dhe e Fordit, e bërë nga nëna jonë një verë më herët, dhe ajo paraqet ne të dy duke qëndruar karshi shtratit dykatësh që e ndanim. Unë kam të veshur pizhame ngjyrë të kaltër dhe të kuqe, ndërsa Fordi ka të veshur blu xhins dhe një fanellë të bardhë. Fordi mban dorën mbi shpatullën time, të veshur si bluzë tutash ose njashtu diçka, dhe të dytë jemi duke buzëqeshur me çiltërsi. Ndoshta kemi qenë bile edhe duke u shqyer gazit.

Reklama
Reklama

Fotografia është pakëz e mjegulluar dhe jashtë fokusit. Mbase drita nuk ka qenë e cilësisë më të mirë ose, ndoshta, Fordi dhe unë kemi qenë paksa duke lëvizur derisa nëna na fotografonte në atë çast. Mirëpo, ai dukej djalë i mirë dhe kaprroç. Isha duke shikuar lart në të, sepse ai është për një kokë më i gjatë se unë, dhe shihet qartë se ne ishim shumë të lidhur me njëri-tjetrin.

Më vjen të keq të them, por kjo është fotografia e vetme që e kam ku shihemi bashkë ne të dy. Nëna ime mund të ketë edhe ndonjë fotografi tjetër, por s’jam i sigurt. Mund të tingëllojë çuditshëm, ajo dhe unë kurrë nuk flasim për të. Ndoshta të dytë e ndiejmë, në një mënyrë të veçantë, se po qe se nuk e themi asnjë fjalë mbi atë temë, ai do të mund të trokasë në derë në ndonjë mëngjes të mirë, kur nëna vjen për të na vizituar apo kur unë e vizitoj nënën. Ne do ta ngrehim shikimin lart dhe djaloshi nëntë vjeç do të qëndrojë në hyrje dhe do të na buzëqeshë në mënyrën e cila është e marrshme dhe shpresëdhënëse, dhe të gjithë do ta njohim menjëherë. Gjithçka do të jetë pikërisht ashtu siç ka qenë dikur, vetëm se asnjë nga këto dromca nuk përputhen, natyrisht.

Reklama
Reklama

Ende nëna dhe unë nuk flasim për Fordin, as mbi atë se çfarë ka ndodhur. Bile Janice, Zoti e ruajt, është e kujdesshme rreth kësaj teme. Mirëpo, herë pas here, e shikoj karshi në dhomën e ndejës derisa ajo rrinë në divan duke shikuar ndonjë program televiziv, dhe i them, Janice, nuk më kujtohet si tingëllonte zëri i tij. Ose i them s’ma merr mendja se do ta njihja po ta shihja tash.

Fordi do të jetë më i vjetër tash, natyrisht. Tridhjetë e tetë vjeç në fund të dhjetorit. Unë do t’i mbush tridhjetë e katër vjet në shtator. Ndoshta është goxha i gjatë dhe goxha thatanik dhe mban mustaqe. Flokët i kishte më të zeza se të miat, kujtoj, dhe sot e kësaj dite do t’i ketë të zeza. Ndoshta Fordi ka shtuar peshë, dhe ka bark që i del sipër rripit, dhe të bën të kujtosh se pullat e këmishës pothuajse do t’i kërcasin.

Reklama
Reklama

Fordi do të kishte dhëmbë të bardhë dhe buzëqeshje të kënd-shme, të njëjtë si në fotografi. Ai do të më thërriste Vëllai i Vogël, ose Jimmy, ose Jim, ose thjesht vetëm James. Askush nuk më thërret James dhe, mbase, Fordi do të ishte i pari.

Më kujtohen disa gjëra, por gjërat e tjera nuk më kujtohen aq qartë. E di se flinim bashkë në dhomë, dhe e di se babai im iku kur isha foshnje. Nuk ma merr mendja se kam ndonjë kujtim mbi të. Ndoshta disa pamje të një fytyre të madhe që përkulej mbi shtrat, dhe një faqe që ishte e ashpër posi letërsmerili kur përku¬lej për të më puthur. Mirëpo, unë po e imagjinoj këtë, ka të ngjarë që të mos ketë ndodhur fare kësisoj.

Reklama
Reklama

Jam i sigurt se Fordi kishte një transistor të vocërr, jo më të madh se pakoja e cigareve. Më kujtohet qartazi se i pëlqente ta dëgjonte transmetimin e ndeshjes së bejsbollit në radio. Red Sox, natyrisht. Po ashtu, më kujtohet se kishte atlete të bardha, atlete basketbolli Jack Purcell, dhe ende mund t’i paramendoj atletet e bardha në dyshemenë e dollapit, edhe lidhëset e këpucëve të zgjidhura.

Fordi, po ashtu, kishte një fanellë që ishte e vrugët dhe kishte zbukurime me motive të sahatit me zile bardhë e kuq në të. Kujtoj se kjo ka qenë fanella e tij e preferuar, për ndonjë arsye, dhe më duket se më kujtohet se ai donte ta vishte këtë fanellë gati përditë në shkollë. Kujtoj se nëna gati e detyronte ta hiqte fanellën për t’ia dhënë asaj kështu për ta larë.

Reklama
Reklama

Babai e braktisi nënën për ndonjë arsye që kurrë s’e mora vesh. Ai ishte disa vjet më i ri se ajo dhe më kujtohet kur dëgjoja se ai duhej të shkonte në hipodrom në Bostonin Lindor. Kujtoj se ai ka qenë edhe pijanec, kështu që nuk ishte situatë e lehtë për nënën. Ajo punonte në një bankë dhe i merrte do para prej tij, për një kohë së paku, dhe gjyshja Scott, kjo është nëna e nënës sime, po ashtu i ndihmonte nga pak për t’ia dalë mbanë. Pra kjo nuk ishte një kohë e lehtë për të që t’ia fillonte një jetë të re. Por më duket se ajo filloi të ndihet më e qëndrueshme në këmbët e saj, dhe mendoj se edhe Fordi ishte shumë i mirë për t’i ndihmuar rreth shtëpisë. Besoj se ai i lante enët, rregullonte dhe kujdesej për mua kur nëna duhej të dilte për ndonjë punë.

Reklama
Reklama

Fordi ka qenë i gjatë për moshën e tij. Ai dukej pakëz më i vjetër për nja nëntë vjeç. Ndoshta ai dukej njëmbëdhjetë vjeç apo edhe dymbëdhjetë vjeç. Nëna mund t’i besonte atij, shumë shpesh edhe i besoi, dhe nuk ma merr mendja se ai e tradhtoi ndonjëherë.

Pastaj u zhduk, ashtu thjesht. Fordi ishte aty, pastaj nuk ishte më aty.

Kjo ndodhi në tetor të 1963-shit. Kryetari Kennedy ende ishte gjallë, edhe pse edhe ai do të përfundonte shpejt, gjithashtu. Ishte e premte, më duket, dita në të cilën kryetari do të qëllohej. E premtja është edhe dita në të cilën thuhet se Jezusi vdiqnë kryq.

Unë isha në shtëpi me nënën, sepse isha në kopsht fëmijësh dhe shkoja në shkollë vetëm gjatë mëngjesit. Nancy Mcmillan nga kati më poshtë zakonisht do të duhej të përkujdesej për mua deri në tre e tridhjetë kur nëna kthehej në shtëpi. Por nëna nuk kishte shkuar në punë. Iu kishin marrë mendtë kur ishte zgjuar atë mëngjes dhe kishte marrë ditë të lirë. Kjo qe e pazakontë. Nëna kurrë nuk ishte e sëmurë dhe, edhe kur nuk ndihej mirë, ajo shkonte në punë gjithsesi.

Nëna ndihej më mirë pasdite dhe ishte duke përgatitur bis-kota tërshëre e duke dëgjuar radion, më kujtohet shumë qartë. Era e pjekjes, aroma e tërshërës, e arrëmyshkut dhe e kanellës – dhe muzika e Beethovenit në radio. Dan dan dan dan-ët e tij. Shumë dramatike, natyrisht.

Fordi erdhi nga shkolla dhe qëndroi jo më shumë se disa minuta. Do të dëshiroja të them se më kujtohen ata pak minuta. Do të doja të mund të thosha se Fordi hyri brenda dhe më shikoi në mënyrë domethënëse, i bëri ca sjellje për t’u mbajtur mend, ose për shkak që më kishte përqafuar, ose që e kishte puthur nënën, ose që i kishte shtrënguar duart me ne.

Por ai hyri brenda, mbathi atletet dhe veshi xhinsa, e mori biçikletën nga garazhi dhe doli jashtë edhe njëherë. Ndoshta e kishte plan ta vizitonte njërin nga shokët e ngushtë, Chuckyn ose Danan. Pastaj nuk u kthye. Në kohën e darkës nëna i thirri prindërit e shokëve të Fordit, e thirri gjyshen Scott, më në fund e thirri policinë e Newtonit. Ajo bisedoi me patrullue-sin i cili erdhi në shtëpi dhe pastaj shkoi. Gjyshja Scott erdhi dhe qëndroi atë natë.Qëndroiedhe për disa net me radhë.

Nëna dënesi shpesh gjatë asaj nate të parë. Mund ta rikujtoj shumë qartë zërin e saj. Gjithashtu, më kujtohet se filloi të binte shi atë natë, dhe unë rrëshqisja në gjumë dhe jashtë tij dhe gjendjes së zgjuar. Aty ishte shiu, nëna duke dënesur, dhe gjyshja Scott duke i folur nënës me zë të ulët.

Të shtunën, ditën e nesërme, z. Egan nga policia shtetërore erdhi në shtëpinë tonë. Nëna ia dha fotografinë e Fordit dhe ai e pyeti për babanë. Ku ishte ai, dhe qe sa kohë ishte larguar, dhe a kishte bërë ndonjë përpjekje që të shihej me të apo me djemtë e vet.

  1. Egan sipërfaqësisht e pyeti nënën nëse Fordi ishte i pakujdesshëm apo i palumtur apo tip i djaloshit që do të arratisej në kërkim të babait të tij. Ai pyeti nëse Fordi ishte i kujdesshëm në trafik. Pyeti nëse Fordi do të pranonte të vozitej në veturë me një të huaj.

Shumënjerëz erdhën të bisedojnë me nënën të dielën. Të hënën biçikleta e Fordit ishte gjetur prapa shitores në Newtonville Square, as një milje nga ku jetonim. Policia e solli biçikletën në shtëpi, dhe nëna ishte e sigurt se ajo ishte biçikleta e Fordit. Aty s’mund të gabonte.

Ditët kalonin njëra pas tjetrës. Nëna vazhdonte të dëneste natën, gjithmonë kur nuk kishte dyshim se unë isha në gjumë. Fotografia e Fordit ishte në gazeta dhe policia erdhi në shtëpi sërish. Kaluan shumë ditë. Policia më s’vinte në shtëpi shpesh. Nëna bëhej çdoherë edhe më e heshtur. U bë e nga-dalshme dhe e errët. Më shoqëronte natën dhe thoshte lutje me mua, por në brendi ajo ishte larguar. Fshihej pas një shtrese të trashë të diçkaje ku askush s’mund të shihte.

Të gjithë në shkollë ishin të butë, të qetë dhe të sjellshëm me mua. Më trajtonin sikur diçka e veçantë të më kishte ndodhur mua. Së pari babai im u largua, pastaj Fordi. Të gjitha mësueset më buzëqeshnin, më preknin në krah, në dorë, në kokë dhe në shpatull. Donin, ma merr mendja, të sigurohe-shin se isha aty. Dhe fëmijët e tjerë ishin pothuajse të frikë¬suar nga unë. Ata dukeshin sikur e ndienin se unë dija një fshehtësi dhe kisha fuqi të një lloji të çuditshëm.

Një vajzë e quajtur Rhonda – ende më kujtohet emri i saj – më pyeti në oborrin e shkollës nëse vëllai im ishte i vdekur apo jo. Unë nuk i thashë gjë për këtë. Sytë e saj më kujtohet se ishin të ndritshëm me kureshtje dhe ngazëllim.

Fjala i kidnapuar u paraqit, por aty nuk kishte kurrfarë letre, dhe nëna nuk kishte para, s’kishte askënd që do të mund të fliste. Shtrati dykatësh përmbi qëndronte i zbrazët sikur që mungesa e tij ishte gjithmonë mbi kokën time dhe rrobat e Fordit rrinin të varura në dollap karshi të miave për më shumë se dy vjet. Edhe sikur Fordi të kthehej e të hynte brenda në derë, rrobat e tij nuk do t’i binin tamam më. Mendoja për atë gjë. Se si kishte qenë nëntë vjeç dhe pastaj kishte shkuar,dhe se si do të kishte vazhduar të rritej, edhe pse nuk ishte më me ne në shtëpi. Megjithatë, me kohë edhe atij do t’i shkojë mendja për këtë, kudo qoftë.

Ndoshta Fordi ishte i vdekur! Ky ishte shpjegimi më afër mendsh,por kurrë nuk u gjet trupi askund. S’kishte as shenja të gishtave, as shenja të gjakut, as copëza të rrobave. Biçikleta e tij kishte qenë prapa shitores në Newtonville Square. Prapa Woolworthit, aty afër ku e mbanin bërllokun dhe kutitë e vjetra dhe gjëra të tilla. Por jashtë kësaj, asnjë fije flokësh, as diçka sa të zitë e thoit.

Fordi u zhduk në ajrin e rrallë. U tret pa asnjë gjurmë. Ishte sikur një shfaqje magjie. Ata e lutën Fordin të hynte brenda në kuti në skenë. Magjistari me kapele dhe dorëza të bardha e mbylli derën. Ai e tundi dorën, trokiti dy a tri herë,e hapi derën dhe Fordi u zhduk.Pastaj më nuk u paraqit prapa skenës dhe as i ulur në publik duke bërë shenjë me kokë,duke buzëqeshur. Nuk u paraqit as të nesërmen e as javën e ardhshme e as vite e vite më vonë.

Siç thashë më parë, unë isha vetëm pesë vjeç në atë kohë. Nuk e dija se çdo të thoshte kjo ose nëse kjo ishte një ngjarje e pazakontë. Nëna dëneste dhe çdoherë e më shumë bëhej më e heshtur. Njerëzit në shkollë më trajtonin ndryshe. Secili prej tyre sillej mirë me mua. Dhe do të isha gënjeshtar nëse nuk do ta pranoja se më pëlqente kjo.

Edhe tani, kur di më shumë për këtë, nuk e di çfarë të bëj apo çfarë të them. Madje nuk e di as çfarë të mendoj. Nuk e di nëse kam vëlla dhe nuk di çfarë t’u them njerëzve. Gjith¬ashtu mendoj se çfarë u bë me Fordin. Përpiqem të mos mendoj për këtë. Asgjë e mirë nuk i ndodhi vëllait tim. Ai nuk e kishte menduar të ndodhte kjo. Për këtë jam më se i sigurt

Njëherë kisha dëshirë të mendoja se Fordi kishte ikur t’i bashkohej cirkut. Ishte bërë kalërues kuajsh dhe elefantësh. Ishte bërë palaço, dhe fshihej prapa hundës së madhe e të kuqe dhe flokëve të kaltra dhe shputave gjigante. Do t’i viza-tonte lotët në fytyrë. Fordi udhëtonte nga qyteti në qytet dhe nga shteti në shtet. Në çdo vend që shkonte, i bënte fëmijët të qeshnin.

Njëherë besoja se babai e kishte marrë, por policia e kishte gjetur babanë në një shtëpi me qira në Revere, afër hipodrom-mit, ndërsa Fordi nuk kishte qenë me të. Babai ndoshta kishte vdekur diku në fund të viteve shtatëdhjetë, nga një sëmundje që kishte lidhje me alkoolin, por nëna nuk fliste për këtë. Departamenti i Asistencës Sociale duhej ta kishte varrosur, ma merr mendja.

Kështu që Fordi shkoi diku tjetër, apo ishte marrë diku nga dikush apo diçka. Për një kohë, sado që e marrë kjo mund të tingëllojë, mendoja se kjo ndodhi ndoshta kishte të bënte me mbinatyrorë. Me ESP apo UFO, apo me diçka si përvoja jashtë trupore. Djali nuk mund të zhdukej aq thjesht. Ndoshta një anije kozmike erdhi poshtë dhe e mori Fordin. Ata kishin koka të mëdha dhe luhateshin si balona apo si diçka e tillë.

Më e sigurta që e dija ishte fakti se dikush e mori Fordin që ta lëndojë. Ta përdorë për seks dhe pastaj ta heqë qafe. Ose ta marrë dhe ta adoptojë në njëfarë mënyre. Ata e ushqejnë me gënjeshtra dhe e kërcënojnë me vrasje.

Tani jam më i pjekur, natyrisht, dhe e di se Fordi ishte vetëm një djalosh, se ishte me të vërtetë vetëm një fëmijë i vogël, nëse mendon në lidhje me këtë. Dhe nuk më kujtohet aq qartë. Më duket se buzëqeshte në një mënyrë të veçantë, apo i puliste sytë kur fliste, ose rrinte ulur në karrige në dhomën e ndejës, me këmbë të zëna përfundi. Por pastaj men-doj, jo, kjo nuk mund të ishte, dhe pastaj më e keqja ndjenjë e mundshme më kaplon të tërin, ndjenja se po e humbi përherë pakëz më shumë në secilën ditë që kalon. /Revista “Akademia”/Telegrafi/