Jim Carrey i befason fansat me një skenë intime në serialin "Kidding"
Jim Carrey është i njohur për shumë role komike në filmat, si "The Mask", "The Cable Guy" e "Ace Ventura: Pet Detective".
Mirëpo, ai i ka befasuar fansat e tij duke u shfaqur në një skenë eksplicite me aktoren Ginger Gonzaga në serialin televiziv "Kidding".
56-vjeçari luan rolin e Jeff Piccirillo, i cili është i njohur edhe si prezantuesi i preferuar televiziv i fëmijëve me nofkën Mr. Pickles.
Ndërkaq, në jetën e përditshme, karakteri i tij përballet me një tragjedi personale dhe një jetë të vështirë familjare.
Në një skenë të nxehtë në serialin e Showtime, karakteri i Carreyt përshihet në një marrëdhënie intime me Vivian, një paciente që vuan nga kanceri, me të cilën takohet gjatë një vizite në spital.
Kjo është skena e parë seksuale e yllit të lindur në Kanada në dramën komike që ndjek ngjarjen e përfaqësuesit të një perandorie shumëmilionëshe, i cili ka shumë vështirësi pasi përjeton një tragjedi familjare.
Frank Langella, Judy Greer e Catherine Keener, luajnë krahas Jim Carreyt në serialin e Showtime, producent i të cilit është aktori dhe regjisori Jason Bateman. /Telegrafi/








































