LAJMI I FUNDIT:

Jeton Zogiani: Aderova në AAK sepse Ramushi na mundësoi të harrojmë shijen e produkteve serbe

Jeton Zogiani: Aderova në AAK sepse Ramushi na mundësoi të harrojmë shijen e produkteve serbe

Të shumta janë aderimet e personaliteteve të ndryshme nga fusha e show biznesit në parti politike në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Aktori dhe producenti Jeton Zogiani ka thënë se taksa që Haradinaj vendosi ndaj produkteve serbe ishte ndër arsyet kryesore pse ai ka aderuar në AAK, përcjell Telegrafi.


Zogiani, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se as Vetëvendosjes nuk mund t’i mohohen meritat kur kishte përmbysur kamionët me mallra serbe, por sipas tij ai aksion ishte i një partie opozitare dhe nuk ishte institucional siç e bëri Haradinaj.

“Vendosja e taksës është veprim kryekëput institucional. Kjo është njëra nga arsyet pse kjo taksë na ka hapur sytë dhe na ka bërë të harrojmë shijen e produkteve [serbe]” që janë linja të veçanta për Kosovën”.

Aderimi i ri i AAK-së thotë se është e pabesueshme që të njëjta produkte në Kosovë kanë çmime shumë të lira ndërsa në rajon kanë çmime tjera më të larta.

“Ne kemi produkte shumë të mira me të cilat kemi për t’i zëvendësuar shumë shpejt produktet serbe”, tha ndër të tjera Jeton Zogiani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori