LAJMI I FUNDIT:

Jeta në fijet e shpresës për liri: Brenda rrethojave të burgut të Lipjanit! (Foto)

Jeta në fijet e shpresës për liri: Brenda rrethojave të burgut të Lipjanit! (Foto)

Muret e larta të rrethuara me tela gjembor janë simbol i izolimit. Këtë bindje ta përforcon tek hyrja kryesore një oficer i unifomuar, i cili nuk anashkalonte asnjë vizitor pa e kontrolluar. Madje, edhe mjetet e përditshmërisë, të secilit vizitor, mbylleshin në një kuti me çelës. Nga jashtë telave dukej liria, e në brendi frymonte një ajër ndryshe. Në rrugicat e Qendrës Korrektuese të Lipjanit (QKL) nuk dukej njeri, tek-tuk ndonjë oficer. Të dënuarit ishin nëpër aktivitetet e tyre. E disa të tjerë nëpër qeli...

Në pavijonin e femrave çdo gjë ishte e qetë. Të burgosurat kishin dalë për të shëtitur në ato pak metra katrorë oborr në dispozicion. Të ulura në stola, bisedonin me njëra-tjetrën. Tek to shihje një ndrojtje të pashpresë.


“Do të rri në Kosovë, për të pastruar emrin tim”

Një nga të burgosurat është shtetase e huaj, 32-vjeçare, e dënuar me tri vite burgim.

“Nuk e kam merituar dënimin. Kam ardhur me projekt diplomatik. Këtu jam që dy vjet e katër muaj”, tha ajo, gjersa shqipen e fliste mirë.

Me shumë vetëbesim, kjo grua shton se pasi të vuajë dënimin, do të rrijë në Kosovë.

“Do të rri këtu, për ta pastruar emrin tim. Në Kosovë s’e kam askënd. Në burg mirë po na trajtojnë. Nuk kam asnjë problem. Në fitnes shkoj tri herë në javë”, tregoi e dënuara, gjersa sa i përket ushqimit, tha shkurt: “Është katastrofë”.

Remzije Luma

Udhëheqësja e pavijonit, Remzije Luma, ka thënë për Telegrafin se për momentin kanë 40 të dënuara femra dhe se rutina e tyre e përditshme bazohet në rregulloren e Qendrës dhe trajnimet, si: rrobaqepësi, floktari, kuzhinë, pastrim etj.

Pendesa rrugëton tek ta…

Momentin nuk e përcakton, nuk e kontrollon askush. E ditur është vetëm rruga, por jo se çfarë të pret në të. Kjo i ka ndodhur një 19-vjeçari nga Gjakova, i cili sot vuan dënimin e tij në burgun e Lipjanit.

“Këtu kam ardhur për vjedhje, që pesë muaj. Dënimin e kam për dy vite. Më pëlqen këtu. Më respektojnë dhe i respektoj dyfish. Këtu merr zanat. Kam filluar me trajnimet për hidraulik”, tha ky i dënuar i cili tregonte një pendesë të madhe për veprën e tij.

“Jam bërë pishman. Më mirë që kam ardhur këtu, se herën tjetër nuk bëj gjëra të tilla. S’kam pasur asnjë problem, as me staf e as me të burgosur. Në këtë vend të mungon vetëm familja. Kam qenë i mitur, e tash jam më i pjekur. Vet i kam hip kerrit dhe kam ardhur këtu që ta vuaj dënimin. Nuk mund t’i ikësh shtetit”.

Një tjetër i burgosur, një 18-vjeçar, vjen nga Mitrovica. Këtu ka 40 ditë që ka ardhur. Ai ishte nxënës i Shkollës Teknik, por mësimet i ka lënë në gjysmë.

“Po vazhdoj trajnimet në lëmin e elektricistit”, thotë ai.

Përderisa të miturit kishin orarin e tyre për të kryer obligimet e rregullores së burgut, instruktorët e mësimeve profesionale ishin në objektin ku zhvilloheshin këto mësime.

Trajnimet, që liria të jetë më e lehtë…

Nexhmedin Sllamniku është trajnues për instalime elektrike.Sipas tij, natyra e punës me të miturit është pak më e ndjeshme.

Nexhmedin Sllamniku

“Por, nuk kemi probleme. Sipas plan programit, të miturit aplikojnë. I shikojmë kriteret se për çfarë kanë prirje, dhe i orientojmë”, tha Sllamniku, i cili punon për 15 vite si trajnues.

Bekim Miftari

Një tjetër instruktor për hidro-instalime është Bekim Miftari. Sipas tij, ata kanë plan program specifik, për të mos pasur telashe me të mitur. Miftari punon që 10 vjet në këtë Qendër.

Afrim Llulla

E, për Afrim Llullën, është krenari të bësh këtë punë, meqë nga zanatet që i marrin të dënuarit, mund ta gjejnë veten në të ardhmen.

“Liria do të jetë më e lehtë për ta”, u shpreh mësuesi i trajnimeve për ndërtimtari.

Arti si çlirim…

Abaz Buja është koordinator për programe dhe arsim në Qendrën Korrektuese në Lipjan. Ai tha se kohët e fundit kanë pak vështirësi rreth organizimit të procesit mësimor.

Abaz Buja

“Megjithatë, puna është duke shkuar mirë sa i përket angazhimit dhe përgjegjësisë sonë. Ato që janë të parapara, ato realizohen”, tha Buja, sipas të cilit të miturit pas shkollës kanë mundësi të shkojnë në trajnime tjera profesionale për hidroinstalues , elektroinstalues , ndërtimtari dhe informatikë. “Pos këtyre, kemi një program rehabilitues, që është projekt holandez. Është më tepër program vetëdijesues, që ka pasur sukses. Jeta kulturore është po ashtu aktive. Kemi një grup artistik (dramë, muzikë) që është i formuar nga të burgosurit.Nëpër festa të ndryshme, shpesh organizojmë programe me ta”.

Në fund të një korridori ishin dyert që të dërgonin në një tjetër ambient, tek salla e sportit. Aty ishin të miturit me paraburgim, të cilët luanin basketboll. Për Telegrafin u prononcua njëri nga ta.

“Jam nga Ferizaj dhe jam për këtu për therje në mëhallën time. Jam penduar për atë që kam bërë. Edhe një muaj ma kanë shtyrë qëndrimin këtu”, tha ky 17-vjeçar, i cili e ka përfunduar klasën e XI-të në Gjimnazin e qytetit të tij.

Të miturve ankohen për një gjë: mungesën e cigareve!

Një tjetër djalosh nga Peja, ka qenë pjesë e një grupi shumë të përfolur në media. Ai akuzohet për vjedhje të rëndë.

“Kam shoqëri këtu. Nuk kam asnjë ankesë. Kam mbledhur mend”, u shpreh ky 14-vjeçar.

Një tjetër i mitur nga Klina, 17-të vjeçar, tha se në QKL kanë mungesë vetëm me furnizimin me cigare.

“Akuzohem për vrasje në tentativë. Familja më kanë qortuar.Këtu s’kemi shumë cigare që të pimë, e ky është një problem për ne”, tha ky i mitur.

Në kërkim të jetës…

Drejtori i Qendrës Korrektuese në Lipjan, Heset Loku, tregon se certifikatat të miturit i marrin nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Heset Loku

“Për momentin kemi 42 të mitur, prej tyre tri femra. Ndërsa, 41 femra janë madhore, tre prej tyre të kombësisë serbe dhe dy femra ashkalike. Kemi po ashtu edhe tetë meshkuj të moshës madhore, të dënuar për kundërvajtje”, tregoi Loku, përderisa shtoi se 13 femra madhore janë me shtetësi të huaj.

Sa i përket numrit të stafit, ai tha se aty janë të angazhuar 163 persona.

“Kemi staf korrektues me 133 persona; staf mbështetës me 16 persona; dhe, 14 persona përbëjnë stafin civil”, tha drejtori. “QKL i plotëson të gjitha kushtet për mbajtjen, trajtimin, riedukimin dhe risocializimin e të gjitha kategorive. Kapaciteti i Qendrës është për 132 persona. Llojet e veprave penale janë të ndryshme. Këtu vijnë ata të cilët kanë kryer vrasje të rënda, lëndime trupore, grabitje, vjedhje të rënda, trafikim me njerëz dhe prostitucion, marrje ryshfeti, blerje posedim dhe shpërndarje e substancave narkotike, krim i organizuar, spastrim parash etj.”.

Poashtu, drejtori tha se aty gjendet edhe hapësirë për nënat me foshnje, që quhet ‘Shtëpia e nënave’.

“Foshnja, nën moshën 18-muajshe, qëndron me nënën këtu. Ky objekt është i paraparë për dy nëna”, shtoi ai, gjersa tha se për fat, në katër vitet e fundit kjo qendër nuk ka pasur asnjë rast të tillë.

Ashtu si edhe të miturit, edhe femrat kanë trajtime profesionale në këtë qendër. Hasime Krasniqi është instruktorja e rrobaqepësisë.

Hasime Krasniqi

“Caritas Kosova na ka ndihmuar në fushën e rrobaqepësisë dhe floktarisë. Për momentin nuk kemi trajnime, se po i mban kjo organizatë. Numri i femrave është i vogël, e kjo varet nga interesimi që ato kanë për këtë fushë. Shtatë makina të rrobaqepësisë i posedojmë”, tha instruktorja.

Të gjithë të burgosurit që vuajnë këtu dënimin, kërkojnë që shteti i tyre të jetë ai që do t’ua ofrojë një të ardhme më të mirë, një ndjesi se jetojnë. Sepse, siç ka thënë Kate Miller, “çështja nuk është se a ka jetë pas vdekjes, por se a ka jetë para vdekjes”! /ElfijeBoletini/Foto: RidvanSlivova/Telegrafi/

LEXO PO ASHTU:
Smrekonica, streha më e mirë për një të burgosur! (Foto)
Prapa grilave dhe gjembave të Dubravës: Vendi ku numërohet çdo ditë e çdo moment (Foto)

Pamje nga Burgu i Lipjanit, të realizuara nga fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova!DETAJET: http://telegra.fi/FTdhVZ

Posted by Telegrafi.com on Friday, November 27, 2015

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori