Jessica Canseco: Nuk kam shkuar me Alexin, J.LO të rri e qetë

Jennifer Lopez i ka thënë po martesës me Alex Rodriguezin gjatë javës së kaluar në Miami.
Por, gëzimi i tyre nuk zgjati as 48 orë kur ish-sportisti u akuzua për tradhti ndaj të fejuarës.
Në fakt, ish-shoku i skuadrës së Rodriguezit, Jose Canseco e akuzoi se ka tradhtuar me ish-gruan, Jessica Canseco.
Kjo e fundit e gjendur përballë presionit të madh ka reaguar përmes llogarisë personale në Twitter duke i hedhur poshtë të gjitha spekulimet.
“Jose po bën akuza false. Unë e njoh Alex prej shumë vitesh dhe nuk e kam parë për të paktën 5 vite. Sigurisht që nuk kam fjetur me të”, tha ajo duke sqaruar se i ka marrëdhëniet e mira me ciftin Rodriguez-Lopez.
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































