LAJMI I FUNDIT:

Jerliu: Bie numri i pacientëve që kërkojnë shërim jashtë vendit

Jerliu: Bie numri i pacientëve që kërkojnë shërim jashtë vendit

Fondi i shërbimeve të shëndetësisë përmes një moduli online ka krijuar lehtësira për të gjithë pacientët të cilët aplikojnë për shërim jashtë vendi, pasi që përmes këtij moduli ata do të mund të navigojnë lëndën e tyre.

Udhëheqësi i Divizionit për Trajtim Jashtë Institucioneve Shëndetësore, Bardhyl Jerliu ka deklaruar se ky aplikacioni eliminon keqpërdorimet e mundshme.

“Është një modul i cili sapo është lansuar dhe shërben për të naviguar lëndën për të përcjell statusin direkt në kohë reale të aplikuesit. Ky program përveç tjerash do të thjeshtësoj dhe do të shkurtoj edhe rrugën e marrjes së informacionit për palën (pacientin), i cili nuk do të ketë nevojë më të rrugëtoj nga viset e ndryshme të Kosovës siç janë Prizreni, Gjakova por edhe më gjerë. Mirëpo me futjen në sistemin online të cilin tani e kemi bërë, ai do të ketë  mundësi ta përcjell lëndën online. Me këtë sistem synojmë që aplikimet të cilat bëhen në programin për trajtim të trajtohen në mënyrë të rregullt, mos të ketë keqpërdorime të mundshme kushtimisht po them dhe të shkoj në bazë të radhës së aplikimit”, tha Jerliu, për Kosovapress.

Sipas tij, nëpërmjet këtij sistemi arrihet deri tek nxjerrja e statistikave të ndryshme përmes të cilave do të mund të dihet se në cilat klinika ka nevojë  për më shumë për infrastrukturë mjekësore.

Jerliu po ashtu tha se me anë të kësaj platforme online është shkurta edhe koha për marrjen e përgjigjeve nga pacientët që kanë aplikuar për të marrë fonde për shërim jashtë vendit.

“Përgjigjen do e marrë shumë shpejt sepse do ta ketë mundësinë që online ta shoh statusin sepse në momentin kur dorëzohet lënda në divizionin për trajtim, atëherë personi apo aplikuesi do ta merr dëshminë e aplikimit, me këtë rast në sistem do të futet dosja e pacientit (aplikuesit) ku do të jetë i përfshirë edhe numri personal identifikues në bazë të cilit do të ketë mundësinë që ta navigoj apo ta shoh lëndën e tij online. Kjo pra do të shkurtohet, informacionin do ta merr në kohë reale, ndërkaq procedurat e shqyrtimeve duke llogaritur komisionin shëndetësor, bordin ekzekutiv janë mjaftë të shpejta tani, mirëpo ekziston një vonesë për shkak të mungesës së buxhetit, kur ne nuk kemi buxhet të mjaftueshëm, atëherë patjetër që të pres për ekzekutim”, tha ai.

Bardhyl Jerliu po ashtu tha se deri në këtë periudhë të viti për shërim jashtë institucioneve të shëndetësisë publike kanë aplikuar gjithsej 490 pacient, dhe gjithsej janë shpenzuar rreth 3.5 milionë euro.

“Vitin e kaluar ka pasur rreth 2 mijë aplikacione, më saktësisht 1986 aplikacione ku shuma totale e shpenzimeve ka qenë rreth 14 milionë euro. Tani në këtë vit aplikimin e kemi rreth 490, ndërsa, shuma e shpenzuar deri tani këtë vit është diku rreth 3.5 milionë euro… Buxheti vazhdon me qenë i njëjti sikurse vitin e kaluar. Mirëpo sikurse vitin e kaluar me rishikimin buxhetor në bazë të nevojave që janë shfaqur është shtuar edhe buxheti i trajtimit”, shtoi ai.

Klinika e Oftalmologjisë, sipas Jerliut, është klinika e cila prinë për referim të pacientëve për shërim jashtë vendit.

Ndërsa, Klinika e Kardiologjisë dhe ajo e Onkologjisë kanë shënuar rënie të pacientëve që kërkojnë shërim jashtë klinikave publike.

“Në bazë të statistikave të këtij viti që i kemi klinikat që referojnë më së shumti janë klinika e oftalmologjisë ose klinika e syve, është klinika e ortopedisë dhe është klinika e pediatrisë siç janë rastet hemankologjike që kanë të bëjnë me sëmundjet malinje siç është kanceri, leukemia. Ndërkaq vitin e kaluar kemi pasur edhe kardiologjinë që duhet potencuar se është diçka pozitive që ka ndodhur këtë vit sepse kardiologjia funksionin tash 24 orë dhe nuk ka më nevojë që rastet që vuajnë nga sëmundjet kardiologjike të vijnë dhe të kërkojnë trajtim jashtë vendi …Gjithashtu edhe rastet e onkologjisë janë pakësuar sepse ajo klinikë tashmë punon 24 orë, kështu që gradualisht aplikimet kanë filluar të zvogëlohen rrjedhimisht edhe buxheti ka filluar të kursehet më shumë“, tha Jerliu. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori