Qindra qytetarë, njerëz të medies, pjesëtarë të estradës kosovare, përfaqësues të komunitetit sportive, bashkëpunëtorë e miq i dhanë lamtumirën e fundit, në varrezat e qytetit në Pejë, Hivzi Krasniqit, doajenit të gazetarisë shqiptare, një prej zërave të parë të radiofonisë kosovare dhe autor i më se njëmijë tekstesh të këngëve hit.
Ceremonia mortore u organizua me nderime të veçanta artistike dhe me zakone fetare.
Në emër të komunitetit muzikor e medial të Pejës, Hivziun e kujtoj miku dhe bashkëpunëtori i tij nga gjenerata e re, Fitim Behluli.
“Nuk e ka menduar askush nga ne, se në një ditë sikur kjo, duhet ta nxjerrim letrën dhe lapsin e të shkruajmë për ty. Për ty që mijëra fjalë i stolise në letër gjatë jetës, duke i kthyer në vargje e këngë. Jeta jote ishte varg, ishte këngë. Për ty që ike ashtu siç edhe jetove. Edhe sot po ikën bukur maestro. Po i kthehesh Pejës tënde që aq shumë vargje i fale. Do ti mungosh edhe rrugicave të këtij qyteti që i dhe emër. U mbajte trim deri në çastet e fundit, edhe pse, as ne e as ti nuk e prisnim këtë ndarje. Na fal që nuk ta kemi ditur ndoshta vlerën deri sa të kishim. Por ti mbetesh i madh dhe na kupton, ti kishe zemër të madhe. Të tillë jemi nganjëherë i shoqëri. Sot po ndahemi nga ty mjeshtër, ndërsa ti po bashkohesh me shokët që i rrite e i ngrite. Të presin në qiell miqtë e tu Ibrahim Krajkova – Leci, Fadil Vokrri, Ekrem Turjaka, Mana, Shuajb Nallbani e të tjerë.”-tha Behluli.
Fjalë rasti në emër të komunitetit artistik dhe muzikor mbajti edhe krijuesi i njohur shqiptar, kryetari i APIK-ut, Florent Boshnjaku. Boshnjaku e kujtoj Hivziun me vargjet e tij.
“Nuk ishe vetëm prind i fëmijëve tu Hivzi. Ishe dhe prindi ynë në estradë. Hivziu sot vetëm fizikisht po ndahet me neve, por duke lënë vepra dhe art të madh. Me Hivziun e kemi punuar një nga këngët e shumta e që titullohet ‘Edhe një mijë vjet’, Hivzi, sot pot ë themi lamtumirë por kujtimi do të jetoj edhe një mijë vjet”, tha Boshnjaku.
Një kurorë lulesh në mesin e dhjetëra sosh në nderim të jetës, veprës dhe artit të Hivziut erdhi edhe nga kryeministria, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj. Nderuan pranë varrin edhe stafi i RTK-së, i RTV 21, ai I ‘Radio 1’, të cilës pritej ti bashkohej si dhe shoqëritë më të vjetra të qytetit të Pejës, ‘Sofra pejane’, ‘Përparimi’ dhe ‘Marigona’.
Në pamundësi të marrin pjesë telegrame për shkak të mos-prezencës së tyre në Kosovë ngushëlluese dhe kurora lulesh të freskëta dërguan këngëtarët e njohur Ramadan Krasniqi-Dani, Sinan Vllasaliu, kompozitori dhe ish-ministri Valton Beqiri dhe grupe të tjera të njohura.
Në banesën e fundit, Hivzi Krasniqn e përcolli kënga mortore ‘po vet nana’, për çka u përkujdes kori profesional ‘Siparantum’ nën përkujdesje të prof. Memli Kelmendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3