LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje kryetari shqiptar i Ulqinit

Jep dorëheqje kryetari shqiptar i Ulqinit

Pas shumë problemeve e përçarjeve ndërmjet përfaqësuesve politik të shqiptarëve të Ulqinit viteve të fundit, ato janë shtuar edhe më shumë tash së fundi duke krijuar edhe krizë politike, duke kërkuar largimin e kryetarit Fatmir Gjeka.

Përfaqësuesit shqiptarë politik të Ulqinit, pas kësaj situate kishin arritur marrëveshje për formimin e pushtetit të ri dhe ndarjen e pozitave e që posti i kryetarit të Komunës t’i takoj Forcës.


Fatmir Gjeka sot zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga posti i të parit të Ulqinit. Sipas tij, këtë e ka bërë që Ulqini sa më parë të dalë nga kriza politike, transmeton infokomuna.

Pritet që zyrtarisht kryetari i ri i Komunës së Ulqinit të zgjidhet Nazif Cungu. Kjo do të ndodh të hënën, kur edhe pritet të mblidhen këshilltarët e kësaj komune.

Marrëveshja e nënshkruar nga përfaqësuesit politik të Forcës, Partisë Demokratike, Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe PDS-ë, pritet që të gjithë të kenë pozita udhëheqëse, sipas votave të fituara në zgjedhjet lokale.