LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje deputeti i partisë së Daçiqit që u filmua duke shikuar pamje pornografike në telefonin e tij

Jep dorëheqje deputeti i partisë së Daçiqit që u filmua duke shikuar pamje pornografike në telefonin e tij

Deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë, Zvonimir Steviq ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e tij si deputet.

Dorëheqja e tij vjen pasi në media dhe rrjete sociale ka qarkulluar një video në të cilën është thënë se ai ka shikuar “filma për të rritur” gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, në të cilën flitej për Kosovën, përcjell Telegrafi.


Kryetari i SPS-së, Ivica Daçiq, tha më herët gjatë ditës së sotme se pret që Steviq, të japë dorëheqjen.

Siç kanë raportuar mediat serbe, në video, deputeti Steviq – nga partia e Ivica Daçiqit – shihet duke mbajtur një telefon nën stolin e parlamentit në të cilin po shikonte pamje pornografike.

Deputeti i partisë së Daçiqit kapet duke shikuar pamje pornografike në telefonin e tij
Lexo po ashtu Deputeti i partisë së Daçiqit kapet duke shikuar pamje pornografike në telefonin e tij

Videoja – që është bërë virale – është shfaqur në Twitter, por nuk është thënë koha kur është realizuar.

Megjithatë, disa media të tjera në Serbi shkruajnë se bëhet fjalë për pamje që janë marrë gjatë një seance të Kuvendit të Serbisë në të cilën është diskutuar për Kosovën.

Siç thuhet në biografinë në ueb-faqen e Parlamentit të Hapur, Zvonimir Steviq ka qenë deputet deri më tani gjashtë herë.

Ai thuhet se ka lindur në Prishtinë dhe ishte pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe anëtar i “Komisionit për Kosovë” në Kuvendin e Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori