LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i partisë së Daçiqit kapet duke shikuar pamje pornografike në telefonin e tij

Deputeti i partisë së Daçiqit kapet duke shikuar pamje pornografike në telefonin e tij

Deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Zvonimir Steviq është filmuar në Parlamentin e Serbisë duke parë “filma për të rritur” në telefonin e tij celular.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, në video, deputeti Steviq – nga partia e Ivica Daçiqit – shihet duke mbajtur një telefon nën stolin e parlamentit në të cilin po shikonte pamje pornografike.


Siç vë në pah mediumi serb Danas, videoja – që është bërë virale – është shfaqur në Twitter, por nuk është vërtetuar vërtetësia e saj, si dhe koha kur është realizuar dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga SPS.

Megjithatë, disa media të tjera në Serbi shkruajnë se bëhet fjalë për pamje që janë marrë gjatë një seance të Kuvendit të Serbisë në të cilën është diskutuar për Kosovën.

Siç thuhet në biografinë në ueb-faqen e Parlamentit të Hapur, Zvonimir Steviq ka qenë deputet deri më tani gjashtë herë.

Ai thuhet se ka lindur në Prishtinë dhe tani është pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe anëtar i “Komisionit për Kosovë” në Kuvendin e Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori