LAJMI I FUNDIT:

BE jep 30 milionë euro për vendosjen e internetit me brez të gjerë në Ballkan

BE jep 30 milionë euro për vendosjen e internetit me brez të gjerë në Ballkan

Bashkimi Evropian (BE) do t’i jep Ballkanit Perëndimor një grant me vlerë 30 milionë euro për vendosjen e internetit broaband në Ballkan, mobilizimin e investimeve strategjike si dhe për të nxitur rritjen socio-ekonomike. Kjo u bë e ditur në Sofje të Bullgarisë gjatë prezantimit të Axhendës Digjitale të Ballkanit Perëndimor.

Sipas kësaj axhende pritet të mbështetet ekonomia dixhitale duke sjellë përfitime nga transformimi dixhital, si rritje më të shpejtë ekonomike, më shumë vende pune dhe shërbime më të mira për qytetarët.


Komisionerja për Ekonomi dhe Shoqëri Dixhitale, Marija Gabriel, tha se do të nxisë modernizimin e administratës publike dhe do të ndihmojë po ashtu në përmirësimin e klimës së biznesit.

“Angazhimi në Agjendën Dixhitale do të sigurojë që qytetarët të kenë aftësi për të plotësuar kërkesat e ekonomisë së re dhe do të ndihmojnë në modernizimin e administratave publike, në forcimin e sigurisë kibernetike, në rritjen e lidhjes dhe në përmirësimin e klimës së biznesit”, tha Gabriel, përcjell Telegrafi.

Komisioni së bashku me ministrat nga gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor [Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal i Zi, Maqedoni Veriore, Serbi] do të angazhohen për hapjen e internetit me brez të gjerë në rajonin e Ballkanit. /Telegrafi/