Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u shfaqën së bashku në premierën e filmit Kiss Of The Spider Woman në New York, duke befasuar publikun me paraqitjen e tyre të përbashkët – plot një vit pas ndarjes zyrtare.

Aktorja 56-vjeçare dhe ish-burri i saj 53-vjeçar u panë duke biseduar ngrohtësisht dhe duke buzëqeshur me njëri-tjetrin, ndërsa pozonin përpara kamerave.


Pamja e tyre miqësore ngjalli menjëherë thashetheme për një ribashkim të mundshëm, me fansa që i krahasuan me çiftin legjendar Elizabeth Taylor dhe Richard Burton, shkruan DailyMail.

Lopez mahniti me një fustan dramatik nga Harris Reed me korse të ekzagjeruar, ndërsa Affleck dukej elegant me kostum blu të errët dhe këmishë të bardhë.

Ylli falënderoi publikisht ish-bashkëshortin në skenë, duke theksuar se filmi nuk do të ishte realizuar pa Benin dhe kompaninë e tij, Artists Equity.

Ben Affleck shërben si producent ekzekutiv i projektit, ndërsa Lopez interpreton rolin kryesor të Aurorës në filmin muzikor të Bill Condon, që doli në kinema më 10 tetor.

Vetëm disa orë më parë, gjatë një interviste në The Today Show, Lopez iu përgjigj me humor një pyetjeje të sikletshme për divorcin e tyre, por pranoi me sinqeritet se ruan respekt dhe mirënjohje për Affleck për mbështetjen e tij në film. /Telegrafi/