LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Aniston thotë se veshjet e saj seksi në “Friends” ishin të gjitha komode

Jennifer Aniston thotë se veshjet e saj seksi në “Friends” ishin të gjitha komode

Kur flitet për veshjet e saj në serialin “Friends”, Jennifer Aniston ishte shpesh “ajo me bluzat e ngushta”.

Por duke shikuar prapa, aktorja 52-vjeçare thotë se veshjet që kishte veshur në serialin e dashur ishin thjesht preferenca e saj personale.


“Askush nuk thoshte, ‘Vajza, veshjet tuaja duhet të jenë më të ngushta dhe më të vogla’. Absolutisht në asnjë mënyrë”shpjegoi Aniston në SiriusXM në “ The Howard Stern Show ” kohët e fundit.

“Ishte thjesht një lloj në të cilat ndiheshim rehat”, shtoi ajo.

Ndërsa luante një vajzë me shumë stil – Rachel Green, Aniston shpesh synonte klasikët e viteve ’90. Ajo shpesh zgjidhte veshje të lëkurës, me minifunde të palosura dhe geta të tejdukshme.

Bashkë-ylli i Aniston, Lisa Kudrow, e cila shpesh mbante modë të rrjedhshme si Phoebe Buffay me shpirt të lirë, gjithashtu diskutoi për zgjedhjet e stilit të karakterit të saj me Stern.  Ajo kujtoi një veshje me mëngë veçanërisht të gjata, duke thënë se ndjehej sikur i “mbështjellte” anëtarët e tjerë të kastit kur i përqafoi për një skenë.

“Unë u ndjeva si kjo gjë malore që i gëlltiti të gjallë”, tha ajo për pamjen.

Kujtojmë se gjashtë aktorët e “Friends” u ribashkuan së fundmi për një episod special të transmetuar në HBO Max  dhe “Carpool Karaoke” me James Corden. /Telegrafi/