Ashtu si fansat e “Friends”, aktorja Jennifer Aniston është e dëshpëruar që edicioni special i serialit është shtyrë për vitin tjetër.

Ky edicion i ri ka vendosur të bëjë bashkë kastin e aktorëve, por për shkak të përhapjes së vazhdueshme të coronavirusit, HBO Max nuk ka përcaktuar akoma datën e saktë të lansimit.


"Për fat të keq është shumë e trishtueshme që ne u detyruam ta shtyjmë sërish”, tha Aniston, 51 vjeçare, për Deadline. “Kjo nuk ishte një kohë e sigurtë për ta bërë atë”.

image 4 Jennifer Aniston (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images)

Duke parë anën e ndritshme, Aniston vazhdoi të tregojë se kjo u jep atyre vetëm "më shumë kohë për ta bërë ribashkimin edhe më emocionues”.

"Do të jetë super", shtoi ajo. “Shikoni, ne nuk do të shkojmë askund. Ju kurrë nuk do të shpëtoni nga miqtë, më falni. Ju do jeni me neve gjithë jetën”.

31684024 8607385 Delays Originally the HBO Max special was supposed to air in May a 149 1596900349274 Aktorët e "Friends" (Foto: Getty Images/Guliver)

Ribashkimi i shumëpritur i tyre është shtyrë sërish nga HBO si pasojë e COVID-19, që po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë në Kaliforni.

HBO Max njoftoi për herë të parë ribashkimin e serialit në shkurt, i cili do të bashkojë yjet si: Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer. /Telegrafi/

31684042 8604743 image a 2 1596815139979 Aktorët e "Friends" (Foto: Getty Images/Guliver)