Një emision me karakter edukativ, argëtues dhe humanitare, ku çdo te shtune nga ora 17:00, ne RTV 21, do të sjell transformimin e një personi përmes elementeve të pamjes, bukurisë dhe çdo detaj tjetër që e bën një femër të ndjehet e bukur dhe me vetëbesim.

Poashtu në emision do orientohen dhe aftësohen subjektet sipas dëshirës dhe nevojës.


Qëllimi i emisionit “Metamorfoza” është transformimi i pamjes së një personi real përmes grimit, rrobave, këpucëve, flokëve, dhëmbëve dhe ndërhyrjeve të ndryshme kirurgjike dhe estetike.

meta 6

Producentja dhe udhëheqësja e emisionit, Suzana Mushkolaj, do të zgjedhë një person të interesuar që dëshiron ta
ndryshojë pamjen dhe pas konsultimeve/analizës do ta fillojë transformimin përmes vizitave dhe proceseve të make-up artistët, dentistët dhe specialistëve të tjerë etj.

Në fund të emisionit do të shohim një personazh tërësisht të ndryshuar në pamje, që do të habisë familjarët e saj edhe publikun. Dhe gjatë tëre procesit, Suzana do ta edukojë masën për praktikat më të mira të veshjeve, dukjes etj, përmes këshillave të ndryshme.

meta 2

Gjithashtu, do të jetë edhe rubrika "Riciklimi i Rrobave", ku subjekti do të sjellë një veshje të vjetër qe nuk e përdor me, e cila do të riciklohet\rimodelohet në një veshje të përdorshme ose me stil të ri.

Ky emision realizohet nga bashkëpunimi i Suzana Mushkolaj dhe Entermedia (Ndërmarrja e Transmetimit dhe Mediave).

meta 1

Suzana Mushkolaj, moderatorja, producentja dhe autorja e emisionit, ka rrëfyer se ndjehet e emocionuar për fillimin e këtij emisioni, të cilin nëse rezulton i suksesshëm, tenton ta shtrijë edhe më gjerë.

“Ndjehem e emocionuar dhe gati për këtë emision! Duke e pasur parasysh që emisione të tilla janë shumë të shikuara në botë dhe të njohura për vëmendjen e publikut gjatë gjithë emisionit. Ne synojmë që të kemi një përqindje të madhe të gjinisë femërore, si dhe një pjesë të gjinisë mashkullore. Në emision subjektet e transformimit në fillim do të jenë femra, dhe pastaj do të përfshijmë edhe meshkuj – që do të rrisë edhe më tepër audiencën. Pas suksesit në trojet shqiptare, ne planifikojmë më vonë rritje me te gjere”, ka thënë Suzana Mushkolaj.

meta 3

meta 5