Zemërgjerësia dhe dashamirësia mund të shpëtojnë martesën ose lidhjen tuaj
Edhe studimet na tregojnë që çdo ditë kemi nevojë për një dozë zemërgjerësie dhe dashamirësie nga partneri, jo vetëm për data të veçanta të vitit.
Psikologët amerikanë kanë bërë një studim të gjerë me 130 çifte të cilëve qëllimi kryesor u ishte që të zbulojnë përse disa çifte janë të destinuara të shkatërrohen, ndërsa të tjerat u rezistojnë të gjitha sfidave, transmeton Telegrafi.
Ekspertët më parë kanë studiuar, pastaj kanë bërë “laboratorin dashuror” në të cilin çiftet çdo ditë bashkërisht kanë gatuar ushqimin, i kanë bërë punët e shtëpisë e të ngjashme, ndërkaq në bazë të sjelljeve të tyre janë ndarë në dy grupe: në mjeshtër dhe në katastrofikë.
Pas gjashtë vjetësh sërish i kanë kontaktuar dhe pa ndonjë befasi kanë mësuar që mjeshtrit kanë qëndruar në martesë, ndërsa katastrofikët i kanë ndërprerë lidhjet e tyre.
Mjeshtrit e martesës i kanë treguar dy karakteristika kryesore të cilat grupi tjetër nuk i ka pasur: zemërgjerësinë dhe dashamirësinë.
Tipi i tillë i sjelljeve forcon lidhshmërinë midis çifteve dhe krijon atmosferë falënderimi në të cilën është e këndshme të kalohet koha.
Katastrofikët bashkëshortorë zakonisht kanë reaguar vrazhdë dhe të painteresuar, janë fokusuar në karakteristikat negative të partnerit dhe kanë harruar të theksojnë gjërat e mira në lidhje, gjë që ka krijuar atmosferë pakënaqësie.
Bëhuni zemërgjerë çdo ditë
Kritikat e vazhdueshme dhe ofendimet janë stresuese dhe mund të lënë pasoja fizike te individët.
Studimi ka treguar që katastrofikët bashkëshortorë kanë gjendje shumë të ngjashme psikologjike sikur njerëzit të cilët gjenden para një kafshe të egër apo në situatë lufte.
Mjeshtrit bashkëshortorë janë të relaksuar dhe i gëzohen bisedës së përbashkët.
Përpiquni të jeni të butë në situatat kur jeni të hidhëruar. Mos u ofendoni apo mos u hidhëroni para se të dëgjoni gjithë tregimin.
Kjo do t’ju ndihmojë që të bëheni mjeshtër bashkëshortor me lidhje të gjatë dhe të lumtur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë
Ja tipat më të papëlqyeshëm të meshkujve në një lidhje
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe