LAJMI I FUNDIT:

A jemi të rrezikuar nga asteroidet dhe kometat?

A jemi të rrezikuar nga asteroidet dhe kometat?

Është e kuptueshme nëse mendimi për një kometë që mund ta zhdukë të gjithë jetën në Tokë mund të jetë një shqetësim shtesë që nuk ju nevojitet tani.

Por nëse e keni shikuar filmin e Netflix, “Dont Look Up”, mund të jetë e vështirë ta largoni këtë mendim nga mendja e juaj, raporton BBC, përcjell Telegrafi.


Ndonëse është një komplot i njohur i Hollivudit, shkencëtarët e hapësirës thonë se është gjithashtu një skenar i jetës reale për të cilin raca njerëzore duhet të përgatitet.

Pra – a jemi të rrezikuar?

“Asteroidët që vrasin planetin përplasin tokën çdo 50 milionë vjet”, thotë profesoresha Monica Grady, profesoreshë e Shkencave Planetare dhe Hapësinore në Open University.

“I fundit ka qenë 65 milionë vjet më parë, kështu që mund të themi se ‘jemi vonuar’ për 15 milionë vjet”.

Megjithatë, ajo thotë se ne duhet “të qëndrojmë të qetë dhe të mos bëjmë panik”, sepse njerëz të zgjuar si ajo po punojnë për këtë.

Kometat dhe asteroidet rrotullohen rreth diellit. Dallimi midis të dyjave është se kometat përbëhen nga akulli dhe pluhuri, derisa asteroidet janë shkëmb të ngurtë.

A ekziston një skenar i tillë sikurse te filmi “Dont Look Up”

“Si të gjitha satirat e mira, ‘Dont Look Up’, ka shumë të vërteta të varrosura në të”, thotë profesoresha Grady.

“Ky skenar i një komete në një kurs përplasjeje me Tokën është krejtësisht i mundshëm – me të vërtetë, i sigurtë”.

Ky është lajmi i keq.

“Me çdo fat, do të kemi vite për t’u përgatitur, por përsëri, mund të mos kemi”, thotë ajo.

“Mund të vijë nga një trajektore e pazakontë, mund të vijë nga dielli, mund të jetë një lloj tjetër objekti ndëryjor”.

Por ka disa lajme të mira: tani po punohet për t’u përpjekur që të reduktohen shanset e një ndikimi të madh.

‘Shpresa jonë më e mirë’

Në nëntor, një anije kozmike u nis në një mision për të testuar teknologjinë që një ditë mund të rrëzojë një asteroid të rrezikshëm, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

“Dart” i NASA-s (Testi i Ridrejtimit të Dyfishtë të Asteroidit) është në rrugën e tij drejt një pale asteroidesh që rrotullohen afër njëri-tjetrit: “Do të përplaset me më të voglin nga dy asteroidet [Dimorphos]”, shpjegon profesoresha Grady.

Dart pritet të arrijë objektivin në shtator, kur “teleskopët do të jenë në gjendje të shohin se sa energji nevojitet për të devijuar orbitën e asteroidit”, rreth shoqëruesit të tij më të madh.

Për fat të mirë për ne, është thjesht një eksperiment dhe jo një plan për të shpëtuar botën, por nëse është i suksesshëm, mund të ndihmojë në hartimin e misioneve të ardhshme në objekte të tjera në rrugën e planetit tonë.

“Nëse e lëvizim një asteroid pak në orbitën e tij kur është larg, atëherë ai do të humbasë tokën me milje”.

Kjo metodë e devijimit të një asteroidi njihet si teknika e goditjes kinetike dhe profesoresha Grady beson se është “metoda më premtuese që kemi – shpresa më e mirë”.

Megjithatë, “ka lloj-lloj skemash të tjera që janë diskutuar”, thotë ajo.

Adhuruesit e filmave të viteve 90-ta si Armageddon dhe Deep Impact do të mund ta njohin gjithashtu idenë e përpjekjes për të shkatërruar një asteroid ose kometë duke shpërthyer një bombë.

‘Thirrje zgjimi’

“Filmat si ky shërbejnë si një thirrje zgjimi”, thotë profesoresha Grady.

“Kjo sjell problemin në ndërgjegjen e njerëzve”.

Por ajo na siguron se gjërat nuk kanë gjasa të ndodhin siç ndodhin në ‘Dont Look Up’, kur presidenti amerikan heziton ta marrë seriozisht kërcënimin.

“Në jetën reale, nuk varet nga presidenti amerikan”, thotë Monica.

“Është ndërkombëtare. Të gjitha agjencitë hapësinore dhe qeveritë punojnë së bashku”.

“Ekziston një metodë e njohur për shkencëtarët që raportojnë asteroide të rinj në hyrje, dhe ekziston Zyra e Mbrojtjes Planetare e NASA-s – ata punojnë shumë ngushtë me Kombet e Bashkuara”.

 “Mos u shqetësoni”

Pavarësisht se kërcënimi është i vërtetë, Monika thotë se nuk ka nevojë për panik…tani për tani.

“Shkencëtarët dhe inxhinierët po bëjnë më të mirën që munden, dhe tani është në regjistrat e rrezikut të qeverisë. Kështu që unë mendoj se po bëhet aq shumë për momentin sa është e mundur të bëhet – mos u shqetësoni”.

“Ky nuk është një sinjal për të filluar blerjen e makaronave dhe grumbullimin e faculetave të tualetit”, thotë ajo.

“Nëse dhe kur kjo të ndodhë, do të ketë shumë njoftime dhe çdo gjë do të provohet përpara se të arrijmë në një fazë kur duhet të kemi panik”.

Megjithatë ajo shton, “nuk duhet të jemi shumë të kënaqur, duhet të vazhdojmë të kërkojmë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori