LAJMI I FUNDIT:

“Jemi ba si seriali Kasandra”, “I keni helmuar diasporën me propagandë”, “Ka marr fund monopoli i Dakës” – gjithçka çfarë ndodhi sot në mbledhjen e KQZ-së

“Jemi ba si seriali Kasandra”, “I keni helmuar diasporën me propagandë”, “Ka marr fund monopoli i Dakës” – gjithçka çfarë ndodhi sot në mbledhjen e KQZ-së

Mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), sërish nuk kaloi pa tensione e përplasje.

Me të nisur kjo mbledhje, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi kërkoi nga KQZ-ja që të shyhet data për pranim të fletëvotimeve me postë nga diaspora deri më 13 shkurt.


Pas kësaj ishte anëtari tjetër i LVV-së, Alim Rama i cili ka thënë se po e vëren një tendencë nga KQZ-ja për zvogëlim të transparencës.

“Nuk kemi të drejtë me thy ligjin sepse ligji thotë një ditë para zgjedhjeve. Kryesuese unë e di që KQZ dhe ju personalisht keni votu kundër që me i tërheq votat nga jashtë por keni pasur ndikim nga jashtë. Kjo tendencë është me javë të tëra vetëm dhe vetëm të thyhet ligji është e papranueshme”, ka thënë ai, shkruan Telegrafi.

Pas kësaj kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se duhet ta pyes PZAP-in dhe se nuk mund të flasë për një institucion që nuk është prezent në mbledhje, për këtë duhet t’ia ndërprejë fjalën.

Ndërkohë, përfaqësuesi i VV-së, Kurteshi e ka akuzuar kryesuesen e KQZ-së, Valdete Daka se e ka monopolizuar institucionin.

Përplasje në KQZ, Kurteshi i thotë Dakës: E keni monopolizuar KQZ-në
Lexo po ashtu Përplasje në KQZ, Kurteshi i thotë Dakës: E keni monopolizuar KQZ-në

“Po shoh problematike që ngritja e çështjeve në KQZ quhet ligjëratë. Asnjë çështje private nuk e kemi ngritur këtu. Kryesuese ju deklaruat që ne po duam ta kontrollojmë KQZ-në ka mundësi të jetë dhe ashtu. Ky institucion ekziston që 20 vjet. Ne po ngrisim çështje që kanë të bëjnë me KQZ-në. Konsideroj se ju kryesuese këtë institucion dhe fakti që ne ngrisim çështje që nuk përkasin me monopolin tuaj ju e quani ligjëratë. Ju keni shkruar letra në emër të KQZ-së që nuk i ka ngrit KQZ-ja. Përpjekja për transparencë totale në KQZ nuk është kontroll”, u shpreh Kurteshi.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryetares, Valdete Daka, e cila u shpreh se mbledhjet e KQZ-së janë shndërruar në serailin “Kasndra”

“Jemi mësuar që çdo gjë që ka të bëjë në Kosovë, Valdete Daka është aty, është fajtori për të gjitha që ndodhin në Kosovë. Faleminderit. Unë jam personi që i kontrolloj krejt, faleminderit shumë. Jemi shndërruar në një serial Kasandra, s’di cili episod është sot. Faleminderit edhe për dhënien e materialeve për gazetarët”, ka thënë Daka me ironi.

Por, përplasja mes treshes Daka, Rama e Kurteshi nuk përfundoj me kaq. Debati sërish u nxeh kur Daka kërkoi nga Rama e Kurteshi që të mos bëjnë “spektale mediale”.

Ajo duke iu drejtuar Ramës, tha se i kanë helmuar votuesit nga jashtë, duke thënë se Daka e KQZ-ja po bëjnë çdo gjë për të penguar votimin e tyre.

“I ke helmu votuesit nga jashtë, duke thënë se Valdete Daka, dhe KQZ-ja po bëjnë çdo gjë që ata mos me votu. Valdete Daka është shndërruar në personalitetin që e ndalon krejt mërgatën. A bën more me u ndal më. A bën ju me u ndal”, ka thënë Daka.

“Nuk po mund të mbajmë mbledhjet tona. Prej që keni ardhur ju të dy në këtë institucion, mbledhjet janë shndërruar në ankth, jo vetëm për ne. Bollni më. Kemi pasur përfaqësues të VV-së herave tjera në KQZ dhe nuk u ka penguar kjo. Juve personalisht ju pengon”, shtoi më tej Daka, shkruan Telegrafi.

Vazhdon debati në KQZ- Daka, përfaqësuesit të LVV-së: Je tu na maltretu, nuk po ta lejoj fjalën
Lexo po ashtu Vazhdon debati në KQZ- Daka, përfaqësuesit të LVV-së: Je tu na maltretu, nuk po ta lejoj fjalën

E, Sami Kurteshi sërish reagoi duke thënë se do të adresojnë çdo çështje që ka të bëjë me vota.

“Ne e kemi krijua gjendjen që ky institucion mos me qenë më makinë votimi sipas diktatit tuaj. Nuk lëmë pa e ngritë asnjë çështje ju pëlqej juve apo jo. Nuk ju kemi sulmuar asnjëherë personalisht. Është absurde përpjekja juaj që me shndërrua në luftë personale”, iu drejtua Kurteshi, Dakës.

Kryesuesja e KQZ-së, sërish vazhdoi të ketë debat me anëtarin e LVV-së, Alim Rama.

E në përfundim të mbledhjes, Daka iu tha anëtarëve të LVV-së, se “salla e KQZ-së nuk është për konferenca për shtyp për përfaqësuesit e subjekteve politike”

Kurteshi i reagoi duke iu thënë se “ka me ju djeg deri në plac, kemi drejt me marr konferenca. Ka marrë fund monopoli i Valdete Dakës në KQZ, është person i padinjitetshëm me udhëheq institucionin e KQZ-së”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori