LAJMI I FUNDIT:

Përplasje në KQZ, Kurteshi i thotë Dakës: E keni monopolizuar KQZ-në

Përplasje në KQZ, Kurteshi i thotë Dakës: E keni monopolizuar KQZ-në

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Sami Kurteshi ka reaguar ndaj kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, e cila tha se anëtarët e LVV-së janë duke e “kontrolluar” në vazhdimësi këtë institucion.

Kurteshi tha se në KQZ asnjë çështje private nuk e kanë ngritur, mirëpo siç tha ai çdo çështje është ngritur për institucionin në fjalë.


“Po shoh problematike që ngritja e çështjeve në KQZ quhet ligjëratë. Asnjë çështje private nuk e kemi ngritur këtu. Kryesuese ju deklaruat që ne po duam ta kontrollojmë KQZ-në ka mundësi të jetë dhe ashtu. Ky institucion ekziston që 20 vjet. Ne po ngrisim çështje që kanë të bëjnë me KQZ-në”, ka thënë ai.

Kurteshi po ashtu tha se konsideron që kryetarja Daka e ka monopolizuar KQZ-në.

“Konsideroj se ju kryesues këtë institucion dhe fakti që ne ngrisim çështje që nuk përkasin me monopolin tuaj ju e quani ligjëratë. Ju keni shkruar letra në emër të KQZ-së që nuk i ka ngrit KQZ-ja. Përpjekja për transparencë totale në KQZ nuk është kontrol”.

I menjëhershëm ishte reagimi i Dakës, e cila e falënderoi që e kanë bërë kaq “të fuqishme”, për “kontrollin” që sipas Kurteshit është duke ia bërë KQZ-së.

“Jeni mësuar që çdo që ka të bëjë për Kosovën fajtore është Valdete Daka, faleminderit që më keni bërë kaq të fuqishme. Unë jam personi që e kontrolloj krejt dhe jam e lumtur që jam aq e fuqishme. Jemi shndërruar në serialin Kasandra e se di cila episod është sot”, ka thënë Daka.

Ajo sërish vazhdoi përplasjen me anëtarët e LVV-së në këtë institucion. Ajo kërkoi nga Alim Rama dhe Sami Kurteshi që të mos bëjnë spektakle mediale.

“Ti Alim Rama i ke helmua diasporën duke thënë që Valdete Daka e KQZ po bëjnë çdo gjë që ju mos me votu. Mos na mbajë ligjërata..”,tha Daka.

Daka më tej ju drejtua Ramës dhe Kurteshit se “mbledhjet e KQZ janë shndërruar në spektakle mediale prej kohës kur ju dy keni ardhur në këtë institucion”

“Bollni bre ma, vetëm juve personalisht ju pengoj unë”, u shpreh Daka.

Pas kësaj reagoi Sami Kurteshi duke thënë se nuk do të lënë asnjë çështje pa e ngritur.

“Ne e kemi krijua gjendjen që ky institucion mos me qenë më makinë votimi sipas diktatit tuaj. Nuk lëmë pa e ngritë asnjë çështje ju pëlqej juve apo jo. Nuk ju kemi sulmuar asnjëherë personalisht. Është absurde përpjekja juaj që me shndërrua në luftë personale”, iu drejtua Kurteshi, Dakës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori