Intervistë me Jelena Miliq, kryetare e Qendrës për Studime Euroatlantike në Serbi. Miliq u largua nga podiumi i një interviste të përbashkët me kryeministrin Vuçiq. Ajo mendon se Serbia po provokon ndërhyrjen ruse.
Deutsche Welle: Zonja Miliq, të dielën në mbrëmje u larguat nga një intervistë të përbashkët me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në televizionin Pink. Pse?
Miliq: Për shkak se kryeminsitri Vuçuiq tërë kohën më thoshte se të gjitha gjërat që bëj unë dhe Qendra për Studime Euroatlantike, të cilën e kryesojë unë, janë në kundërshtim me interesat nacionale. Që natyrisht nuk është fare e vërtetë.
DW: Si e komentoni vendimin për dërgimin e trenit nga Beogradi në Mitrovicë dhe si i shihni tensionet e fundit në raportet mes Serbisë dhe Kosovës?
Miliq: Unë mendoj se përshkrimin më të mirë të situatës së përgjithshme rreth trenit e ka bërë një person në twitter. Ai shkruante: treni është shumë i modernizuar dhe është nisur për Mitrovicë, por drejtuesi i lokomotivës ka mbetur në Beograd.
DW: Po si i shihni ju tensionet e fundit në raportet Serbi – Kosovë? A është ky vetëm fillimi i tensioneve edhe më të mëdha apo të gjitha janë bërë vetëm për përdorim të brendshëm politik?
Miliq: Tensionet në raportet me Serbisë dhe Kosovës nuk mund të shikohen jashtë kontekstit të asaj se çfarë po bën Serbia në raport me vendet e tjera të rajonit. Prej Vitit të Ri, Serbia i ka keqësuar raportet me të gjitha vendet fqinje. Mendoj se qeveria e Serbisë është duke bërë një gabim shumë të madh, sepse po shpreson se do të ketë mbështetjen e administratës së re amerikane, që është një budallallëk i pastër, dhe se përmes krijimit të ndonjë incidenti apo konflikti do të legjitimojë ndërhyrjen e Rusisë në këtë rajon. Sipas këtij skenari, pas incidenteve dhe ndonjë konflikti, ndonjë prej klounëve të Putinit, Vuçiqi apo Dodiku, do ta ftonin Rusinë për ndërhyrje, sepse ata vet nuk kanë forcë për zgjidhjen e problemeve. Kjo kërkesë do të ishte e ngjashme si ajo e Asadit për ndërhyrjen e Rusisë në Siri.
DW: Po cili ëshë qëllimi i kësaj ndërhyrjeje, çfarë synon Beogradi të arrijë me këtë ndërhyrje?
Miliq: Qëllimi është që të mundësohet ndërhyrja ruse në këtë rajon. Të gjitha këto tendosje dhe ngritje tensionesh janë vetëm një lojë për krijimin e ndonjë incidenti, që të ndodhë diçka dhe të dalë jashtë kontrollit, në mënyrë që t’i jepet legjitimitet Rusisë për ndërhyrje.
DW: Po cili është qëllimi i Serbisë, çfarë fiton ajo nga kjo ndërhyrje?
Miliq: Në këtë mënyrë Serbia fiton prezencën e përhershme ruse në këtë rajon dhe qeveria e forcon pushtetin e vet. E ndoshta e fiton edhe ndarjen e Kosovës dhe bashkimin e Republikës Serpska me Serbinë. Pak është kjo?
Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit
Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini
Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë
Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona