LAJMI I FUNDIT:

I tha Vuçiqit se bashkëpunon me njerëz të inkriminuar dhe e lëshoi debatin televiziv (Video)

I tha Vuçiqit se bashkëpunon me njerëz të inkriminuar dhe e lëshoi debatin televiziv (Video)

Drejtoresha e Qendrës për Studime Euroatlantike, Jelena Milliq, ka lëshuar studion e TV Pinkut, pas një konfrontimi verbal me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Konflikti nisi pasi Vuçiqi konsideroi se gjithçka që bën ajo është kundër interesave të Serbisë. Ndërkaq, bazë e konfrontimit ishte debati për ekonomi, reforma, Ramush Haradinaj dhe Kosova. Ajo madje i thotë se Vuçiqi bashkëpunon me të inkriminuar dhe të dyshuarit për krime lufte, përfshirë gjeneralin Lubisha Dikoviq.


“Mos u kthe. Tung, e të dëshiroj çdo të mirë”, i tha Vuçiqi asaj, duke shtuar se largimin ajo ia kishte paralajmëruar pronarit të televizionit. /Telegrafi/