LAJMI I FUNDIT:

Jeff Bezos pasurohet për 14 miliardë dollarë më shumë brenda një jave

Jeff Bezos pasurohet për 14 miliardë dollarë më shumë brenda një jave

Megjithë pasigurinë rreth rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, tregu i aksioneve në SHBA kishte javën e tij më të mirë që nga prilli, duke ndihmuar disa nga më të pasurit në botë të shtojnë miliarda dollarë në pasuritë e tyre.

Rritja e tregut të aksioneve, ka bërë që personi më i pasur në botë, themeluesi dhe CEO i Amazon Jeff Bezos, të shtojë në pasurinë e tij rreth 14 miliardë dollarë më shumë këtë javë, duke i dhënë atij një vlerë neto prej 193.4 miliardë dollarësh, shkruan Forbes.

Midis të premtes, 30 tetorit dhe të premten, 6 nëntor, aksionet e Amazon u rritën mbi 9%, transmeton Telegrafi.

Përveç Amazon, aksione të tjera të mëdha të teknologjisë u rritë gjithashtu këtë javë.

CEO i Facebook Mark Zuckerberg, personi i katërt më i pasur në botë, gjithashtu pa pasurinë e tij të rritet këtë javë. Me aksionet e Facebook në rritje prej 11.5% këtë javë, vlera e tij neto u rrit me gati 11 miliardë dollarë, në 107.7 miliardë dollarë.

Fitues të tjerë të mëdhenj këtë javë: Personi i dytë më i pasur në botë, kryetari dhe CEO i LVMH, Bernard Arnault, fitoi 11 miliardë dollarë, duke e çuar pasurinë e tij në 124,3 miliardë dollarë.

Themeluesit e Google Larry Page dhe Sergey Brin, ndërkohë, panë pasuritë e tyre të rritej përkatësisht 5.7 miliardë dollarë dhe 5.5 miliardë dollarë, pasi aksionet e Google gjithashtu patën një javë të fortë, duke kërcyer gati 9%.

Pasuria neto e CEO-s së Tesla-s, Elon Musk u rrit me 7.8 miliardë dollarë këtë javë pasi aksionet e prodhuesit të automjeteve të tij elektrike u rritën me 10.8% gjatë asaj periudhe. Personi i pestë më i pasur në botë, Musk zotëron 21% të aksioneve në kompani dhe tani vlen 94.8 miliardë dollarë.

Bill Gates, personi i tretë më i pasur në botë, pa pasurinë e tij duke u rritur 5.4 miliardë dollarë – duke e shtyrë vlerën e tij neto deri në 118.2 miliardë dollarë që nga 6 nëntori. Gates, i cili themeloi Microsoft në 1975, ka shitur ose dhënë shumë nga aksionet e tij në kompani. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji
4 gjëra që prindërit duhet të kenë parasysh kur të blejnë një smartphone për fëmijët e tyre

4 gjëra që prindërit duhet të kenë parasysh kur të blejnë një smartphone për fëmijët e tyre

Teknologji
Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Teknologji
Një rekord i ri botëror është vendosur me procesorin e ri Core i9-14900 nga Intel, pamje që e dëshmojnë këtë

Një rekord i ri botëror është vendosur me procesorin e ri Core i9-14900 nga Intel, pamje që e dëshmojnë këtë

Teknologji
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Kalo në kategori