LAJMI I FUNDIT:

Jeep publikon pamjet e modelit të ri Avenger 4xe

Jeep publikon pamjet e modelit të ri Avenger 4xe

Pamjet e fundit të publikuara nga Jeep na tregojnë se si do të duket modeli i ri Avenger 4xe i cili është pothuajse identik me konceptin 4xe të zbuluar në fillim të vitit 2023.

Fuqia e Avenger 4xe vjen nga një motor benzine me 134 kuaj fuqi i lidhur me dy motorë elektrik secili me 28 kuaj fuqi.


Kjo fuqi lidhet edhe me transmisionin automatik me gjashtë shpejtësi përmes një sistemi që përfshin të gjitha rrotat, për të cilin Jeep thotë se ndihmon në ofrimin e “një përvoje të qetë dhe të sigurt drejtimi në terrene të ndryshme sfiduese”, transmeton Telegrafi.

“Rezultati është një aftësi për një përvojë më dinamike drejtimi. Avenger 4xe i ri po kompleton ofertën e markës për 4×4 SUV”, tha shefi i Jeep në Evropë, Eric Laforge.

Brendësia e modelit të ri nuk është zbuluar ende dhe mbetet e fshehtë.

Pritet që Avenger 4xe të ketë çmim më të lartë si linja e fundit e markës, ndoshta të ngjashëm me modelin EV që aktualisht ka një çmim prej rreth 40,946 euro. /Telegrafi/