LAJMI I FUNDIT:

Jeep feston 75-vjetorin e themelimit me ‘sallon’ lëvizës (Video)

Jeep feston 75-vjetorin e themelimit me ‘sallon’ lëvizës (Video)

Kompanitë që prodhojnë vetura, për përvjetorë të ndryshëm e krijojnë një model të veçantë që zakonisht është edicion i limituar.

Mirëpo, Jeep nuk ka prodhuar asgjë, por ka krijuar një lloj zyre lëvizëse, e cila do të vendoset në vende të ndryshme, transmeton Telegrafi.


Kjo do të jetë e stacionuar në terrene të vështira, ku vetëm makinat që lëvizin me 4×4 mund të arrijnë.

Të interesuarit mund t’i marrin këto vetura dhe t’i provojnë nëpër hapësira të thepisura dhe jo të përshtatshme për vozitje. Më pas, në rimorkion e përshtatur për zyrë, mund të konsultohen me punonjësit dhe të bisedojnë për blerjen.

Në këtë formë, kompania amerikane po tregon fortësinë që kanë prodhimet e saj. /Telegrafi/

Jeep feston 75 vjetorin e themelimit me sallon levizes foto