Një tjetër projekt i ri muzikor është publikuar gjatë ditës së sotme nga këngëtari i njohur Vedat Ademi.

Ai ka sjellë një projekt për dashuri vetëm dy ditë para Shën Valentinit apo Ditës së të Dashuruarve.


"Je ajo" mban titullin kjo këngë, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Screenshot 4 16 Vedat Ademi në klipin e ri (Foto: YouTube)

Tektin e ka shkruar MUMA, gjersa për muzikën është përkujdesur Gent Myftaraj.

Videoja është realizuar nga PRO...VIDEO & Agron Jashari dhe në klip është përfshirë edhe modelja Evigena Lleshi.

Vedati është rikthyer pas një kohe të gjatë me muzikë të re, por besohet që do e ketë suksesin e merituar nga publiku.

Ademi përndryshe është mjaft i angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme, e ajo që vlen të theksohet është se tani e disa vite bën një jetë mes Shqipërisë dhe ShBA-së. /Telegrafi/