LAJMI I FUNDIT:

Javën tjetër në Shqipëri vjen i ftohti siberian, temperaturat deri -10 gradë

Javën tjetër në Shqipëri vjen i ftohti siberian, temperaturat deri -10 gradë

Rikthehet shiu dhe bora në të gjithë Shqipërinë.

Në Vlorë për shkak të reshjeve të shiut dhe erës së fortë është ndaluar dalja e anijeve të peshkimit.


Edhe trageti i linjës Brindisi- Vlorë mbërriti në port, por pa mundur të ankorohet për shkak të detit të trazuar.

Sipas sinoptikanëve deri në fundjavë vendi do të jetë i përfshirë nga reshje.

Për shkak të reshjeve me intensitet rrezikojnë për përmbytje qytetet e Shkodrës, Lezhës, Fieri dhe Vlora. Në zonat malore bora pritet të arrijë deri në 50 cm.

Duke filluar nga java tjetër i gjithë vendi do të përfshihet nga i ftohti siberian. Problem mbetet era në det të hapur duke arritur në 75 km në orë./Tv Klan