LAJMI I FUNDIT:

Javën e ardhshme përballja e fundit e Shefqet Krasniqit me akuzat për terrorizëm

Javën e ardhshme përballja e fundit e Shefqet Krasniqit me akuzat për terrorizëm

Më shumë se një vit nga koha kur është ngritur aktakuza dhe rreth 3 muaj pasi ishte paraqitur për herë të parë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, gjykimit të ish imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi po i shihet fundi.

E marta e 20 marsit do të shënojë përballjen e fundit të ish-imamit me drejtësinë për t’i lënë vend pastaj shpalljes së verdiktit nga trupi gjykues.


Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar 20 marsin si datën kur do të thuhet fjala përfundimtare nga prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, mbrojtja e Shefqet Krasniqit por edhe nga vetë ai.

Në këtë proces gjyqësor janë dëgjuar dy dëshmitarë, janë konsideruar si të lexuara deklaratat e dy dëshmitareve tjera ndërsa ndër të tjera janë administruar si prova edhe tri përgjigje të Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe dy ligjërata të Krasniqit.

Sipas aktakuzës Shefqet Krasniqi akuzohet për tri vepra penale.

Në aktakuzë pretendohet se shtytjen në kryerjen e veprave terroriste Krasniqi e ka kryer nga viti 2013 deri në 2014, ndërsa veprën penale të shmangies nga tatimit e ka kryer nga viti 2011 deri më 2016.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Shefqet Krasniqi, në cilësinë e imamit të xhamisë se madhe “Mehmet Fatih” në Prishtinë, në vazhdimësi dhe me dashje ka shpërndarë mesazhe për publikun. Përmes paraqitjeve të tij të drejtpërdrejta para publikut përmes ligjëratave të ndryshme, si dhe duke shfrytëzuar rrjetet sociale dhe mjetet tjera të informimit, përmes gjuhës së vrazhdë dhe interpretimit të ajeteve kuranore jashtë kontekstit kohor dhe frymës parimore islame, ka shtyrë të tjerët ta marrin rrugën drejt zonës së konfliktit në Siri dhe Irak e më pas të kryejnë akte terroriste, rqporton Kallxo.com.

Inspektori Tatimor: Shefqet Krasniqi i ka kryer obligimet tatimore
Lexo po ashtu Inspektori Tatimor: Shefqet Krasniqi i ka kryer obligimet tatimore

Po ashtu, sipas aktakuzës i pandehuri i lartcekur si tatimpagues dhe pronar i biznesit N.T “Portat”, ka fshehur dhe shmangur tatimin, me dashje ka dhënë të dhëna të pasakta, si dhe nuk i deklaruar të dhënat tjera relevante lidhur me obligimet tatimore, duke iu shmangur obligimeve tatimore në vlerë të përgjithshme prej 20,208.57 euro.

Të gjitha këto pretendime të aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës janë mohuar nga Krasniqi që është deklaruar i pafajshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori