LAJMI I FUNDIT:

Java e parë e pranverës me mot dimëror

Java e parë e pranverës me mot dimëror

Java e parë pranverore fillon me mot dimëror, temperatura të ulëta dhe reshje bore. Nga e enjta temperaturat në rritje, mbetet kryesisht vranët dhe me reshje shiu kohëpaskohe.

Masat e ftohta polare nga verilindja e kontinentit nga sonte do të fillojnë të shtrihen mbi rajonin tonë. Nën këto kushte java e parë pranverore fillon me mot tipik dimëror ku priten edhe reshje bore, derisa temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar nën vlera mesatare.


Sonte gjatë mbrëmjes dhe natën priten edhe të reshje të dobëta bore, që nesër gjatë ditës do të pushojnë. Mirëpo vonë gjatë natës së ditës së hënë sërish priten reshje bore që do të vazhdojnë kohëpaksohe ditën e martë dhe të mërkurë. Gjatë orëve të pasdites me kalimin e temperaturave në vlera pozitive reshjet e borës do të përzien edhe me reshje shiu, kryesisht nga Dukagjini.

Nga dita e enjte fusha të presioni të ulët dhe rryma më të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të afrohen mbi Itali dhe detin Adriatik që do të sjellin kushte për reshje shiu dhe rritje graduale të temperaturave.

Vlerat e cilësisë së ajrit të cilat ditëve të fundit në disa stacione u rritën edhe në vlera të pashëndetshme, nën kushtet më dinamike meteorologjike do të përmirësohen dhe do të zbresin në vlera mesatare dhe të mira. Përjashtim mbesin orët e mbrëmjes me mundësi që kohëpaskohe të kalojnë në vlera të pashëndetshme.

23.03 – Ftohtë dhe me erë. Në mëngjes vende-vende reshje të dobëta bore. Ditën kryesisht me vranësira. Vonë gjatë natës sërish priten reshje bore.

24.03 – Ftohtë dhe kryesisht vranët. Kohëpaskohe priten reshje të dobëta bore. Ditën reshje të përziera shiu dhe bore.

25.03 – Kryesisht me vranësira dhe intervale të shkurta me diell. Në mbrëmje mundësi për reshje të përziera shiu dhe bore.

26.03-27.03 – Të enjten kryesisht vranët. Në mëngjes me reshje të dobëta shiu. Në vise kodrinoro-malore borë. Ditën e premte kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

Temperatura minimale do të luhaten nga -3C deri në 3C. Temperatura maksimale do të zbresin deri në +1C, e nga dita e enjte do të rriten në 8C deri 10C.

Do të fryje erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-12m/s.

Shtypja atmosferike nga nesër do të shënojë rritje, por nga e enjta do të zbres nën vlera normale.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori