LAJMI I FUNDIT:

“Java e filmit Frankofon” me temë nga Lufta e Parë Botërore

“Java e filmit Frankofon” me temë nga Lufta e Parë Botërore

Ambasada e Francës në Kosovë do të nis sot edicionin e 18-të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë. Festivali organizohet në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Aleancën Franceze të Prishtinës, Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Valon Ibraj, atashe për kulturë nga Ambasada e Francës, tha se edicioni i 18-të i Festivalit të filmit Frankofon, do të sjellë shumë risi.


“Festivali do të jetë deri më datën në 11 nëntor 2018. Këtë vit do mbahet në Prishtinë, Prizren, Pejë, Graçanicë, dhe Mitrovicë”, i tha ai RTK-së.

Tematika e cila zë vend në filmat e këtij festivali është lufta e Parë Botërore, me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të saj.

Me rastin e avancimit të statusit të statusit të Kosovës në anëtar të asociuar në organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë, risi do të jenë katër filmat kosovarë, të cilët po korrin suksese në festivale ndërkombëtare.