Në javën e 31-të të shtatzënisë, javën e fundit të muajit të shtatë, çdo gjë po përgatitet dalëngadalë për lindjen, si trupi juaj ashtu edhe i bebes
Ja çfarë mund të prisni në këtë periudhë.
Çfarë po ndodh me beben?
Bebja mund ta kthejë kokën nga njëra anë në tjetrën! Ajo është shumë aktive – ajo lëviz shumë dhe nuk ju lë të flini. Rritja e bebes ngadalësohet, por ajo vazhdon të shtojë peshë. Krahët, këmbët dhe trupi mbushen. Qepallat shpesh janë të hapura kur bebja është zgjuar dhe të mbyllura gjatë gjumit. Mushkëritë janë pothuajse plotësisht të pjekura.
Këtë javë bebja juaj është mbi 40 cm e gjatë dhe peshon rreth 1.500 gramë (si një kokos i pjekur), transmeton Telegrafi.
Çfarë po ndodh me nënën?
Herë pas here mund të ndieni kontraktime, të cilat do të jenë më të forta në javët në vijim. Ky është një fenomen normal që shumë gra e ndiejnë në gjysmën e dytë të shtatzënisë.
Këto të ashtuquajtura kontraktime Braxton Hicks janë të parregullta – ato zakonisht zgjasin 30 sekonda, janë të parregullta, të rralla dhe të dhimbshme. Megjithatë, nëse kontraktimet zgjasin më shumë se një minutë dhe përsëriten në intervale prej pesë ose më shumë minutash brenda një ore, kjo mund të nënkuptojë se lindja ka filluar.
Telefononi mjekun tuaj nëse jeni të shqetësuar, veçanërisht nëse keni vënë re gjakderdhje ose keni lindur para datës së caktuar. Ju mund të vini re kolostrumin – një lëng i verdhë, që rrjedh nga gjoksi. Vendosni jastëkët në sytjena për të mbrojtur rrobat tuaja. Nëse janë të ngushtë, blini sytjena me një madhësi më të madhe se tani – kur qumështi juaj të fillojë të rrjedhë, do t’ju duhet më shumë hapësirë!
Ndërsa shtatzënia përparon, ju mendoni gjithnjë e më shumë për fëmijën tuaj, kështu që për shkak të mungesës së përqendrimit, mund të bëheni harrestarë.
Çfarë duhet të bëni?
Mësoni rreth ushqyerjes me gji. Zbuloni gjithçka rreth përfitimeve të ushqyerjes me gji, si dhe se si të përgatisni gjinjtë tuaj përpara atij akti të rëndësishëm.
Bëni një listë të gjërave për maternitetin. Nuk është e nevojshme të paketoni çantën tuaj ende, por filloni me një listë të gjërave që duhen çuar në spital. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSophia Loren së shpejti 90 vjeç: "Kam bërë çdo gjë në jetë, por ky është pengu që e ëndërroj edhe sot"
Këtë vjeshtë nuancën bordo nuk do ta mbajmë vetëm në thonj dhe buzë
Pse të prisni vjeshtën kur mund ta vishni këtë ngjyrë tani? Nicole Richie ju tregon se si ta bartni atë
A e dini se hurmet e freskëta janë një thesar natyror për shëndetin tuaj?
Modelet më të mira të flokëve për një fytyrë të rrumbullakët: Në modë është bobi, gjatësia dhe forma mund t'ju zbukurojnë dhe rinojnë
Si ndikon COVID-19 te femrat me kancer të vezoreve?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo