LAJMI I FUNDIT:

Java e 13-të e shtatzënisë: Bebja juaj mund të thithë gishtin e madh, kurse rreziku i spontanitetit zvogëlohet

Java e 13-të e shtatzënisë: Bebja juaj mund të thithë gishtin e madh, kurse rreziku i spontanitetit zvogëlohet

Ka ardhur java e trembëdhjetë, e fundit e tremujorit të parë. Ja çfarë mund të prisni prej saj

Çfarë ndodh me beben?


Trupi i bebes fillon të jetë proporcional me kokën (që tani është një e treta e madhësisë së trupit të saj). Vazhdon formimi i faqeve, veçanërisht i hundës dhe i fytyrës.

Janë formuar edhe gjurmët e gishtërinjve, venat dhe organet tani janë qartë të dukshme nëpërmjet lëkurës ende transparente të bebes. Ajo tani mund të lëvizë duart dhe gishtat, mund të buzëqeshë, të mrrolet dhe të thithë gishtin e madh.

Bebja juaj tani është pothuajse 76 mm i gjatë (madhësia e një pjeshke) dhe peshon rreth 28 gramë, transmeton Telegrafi.

13 Weeks Pregnant: Baby Development, Symptoms, and More

Çfarë ndodh me nënën?

Kjo është java e fundit e tremujorit të parë dhe rreziku i abortit spontan është dukshëm më i ulët në krahasim me fillimin e shtatzënisë. Sisët tuaja janë ende shumë të ndjeshme dhe të zmadhuara.

Edhe pse lindja është ende disa muaj larg, ato tani mund të prodhojnë kolostrum – një lëng shumë ushqyes me të cilin bebja do të ushqehet në ditët e para pas lindjes (para se të prodhohet qumështi).

Shumë çifte kanë një dëshirë të shtuar për marrëdhënie intime gjatë kësaj periudhe.

Java e 12-të e shtatzënisë: Fundi i tremujorit të parë po afron, është koha për të përgatitur gardërobën tuaj të lehonisë
Lexo po ashtu Java e 12-të e shtatzënisë: Fundi i tremujorit të parë po afron, është koha për të përgatitur gardërobën tuaj të lehonisë

Çfarë duhet të bëni?

Bisedoni me gjinekologun. Për të qenë e sigurt për rrjedhën “normale” të shtatzënisë, zbuloni pse bëhen disa teste, çfarë tregojnë ato dhe cilat janë vlerat normale të tyre. Nëse diçka nuk është e qartë për ju, mos hezitoni të pyesni. Për këtë janë mjekët.

Këndi për fëmijën. Kjo është një periudhë ideale për riorganizimin dhe rregullimin e shtëpisë. Mendoni nëse hapësira juaj e jetesës është e përshtatshme për fëmijën dhe nëse do të jeni në gjendje të siguroni një dhomë të veçantë për fëmijën. Nëse nuk i keni kushtet për këtë, lini një cep të dhomës tuaj për një anëtar të ri të familjes! Tani është koha për të planifikuar dhe realizuar idetë tuaja dhe për të rinovuar shtëpinë tuaj përpara ardhjes së re.

Prindërimi. Flisni me partnerin tuaj për rolet prindërore. Për të filluar, provoni lojëra me shkrim krijues. Kur e shkruani, flisni dhe vendosni së bashku se cilat modele sjelljeje respektoni dhe cilat do të dëshironit të ndryshonit në edukimin e fëmijës suaj. /Telegrafi/