LAJMI I FUNDIT:

Jashari thotë se marsi u kushtohet dëshmorëve, bën thirrje për unitet nga varret e tyre

Jashari thotë se marsi u kushtohet dëshmorëve, bën thirrje për unitet nga varret e tyre

Është përkujtuar në Skenderaj, 29 marsi që shënon rënien heroike të Avdullah Kodrës në vitin 1999.

Për të nderuar kontributin e tij gjatë luftës në Kosovë, zyrtarë të komunës së Skenderajt, familjarë e qytetarë kanë bërë homazhe pranë varrit të tij në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.


Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, pasi ka vendosur lule mbi varrin e Kodrës tha se muajin mars do t’ua kushtojnë dëshmorëve, sepse kjo është më e pakta që mund të bëjmë për ta.

“Qysh nga fillimi i muajit mars do të jemi duke bërë homazhe e nderime, me respektin më të madh të mundshëm aq sa po mundemi e sa po dimë për këta dëshmorë, heronj që ne na mundësuan sot të jemi të lirë, që ne e kemi për obligim t’i nderojmë, t’i kujtojmë por njëkohësisht të punojmë të gjithë bashkërisht për një të ardhme më të mirë për të gjithë neve për fëmijët tanë , sepse këta na mundësuan që ne sot të jemi të lirë. E kemi obligim moral e kushtetues që të jemi të bashkuar, unik mes vete, siç ishin këta pra 20 vitesh dhe jemi bashkë që ta ndërtojmë vendon tonë ashti siç e deshën ata”, tha Jashari.

I pari i Skenderajt, gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe edhe pranë lapidarit të dëshmorëve në Klinë të Poshtme të Skenderajt.

Nga aty Jashari ripërseriti thirrjet për unitet, sepse sipas tij, vetëm të bashkuar mund të dërgojmë në vend mesazhin e dëshmorëve të rënë për liri.

Jashari tha se nuk ndjehet aspak i lodhur nga aktivitetet e shumta të muajit mars, ku ka nderuar secilin nga dëshmorët e rënë në rajonin e Drenicës.

“Duke nderuar dëshmorët, nderojmë vetveten, nderojmë të ardhmen tonë.. edhe njëherë kërkoj nga të gjithë ju, mirëkuptim të keni mes vete, ta ndihmojmë njëri-tjetrin, le të punojmë për të mirën e këtij vendi, të mirën e përbashkët e të gjithë neve. Mos të na futen inatet të mos na përçajë askush, kemi ditë në ditë më të vështira të jemi bashkë t’i ndihmojmë njeri-tjetrin, pse vallë bashkë sot nuk po mundemi të bëhemi bashkë, ta duam njeri-tjetrin dhe të punojmë ashtu siç duhet dhe siç na ka hije për këtë vend”, tha Jashari.

Kryetari i Skenderajt që nga fillimi i muajit mars, muaj ky gjatë të cilit ranë për liri shumë dëshmorë të asaj ane, ka zhvilluar aktivitete nën patronatin e tij, duke bërë homazhe e duke organizuar akademi përkujtimore.

Kujtojmë se dëshmori Avdullah Kodra, ra heroikisht më 29 mars të vitit 1999, ku u vra nga forcat serbe, derisa po përballej me ta në luftën për çlirimin e vendit./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Lajme
Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj etiketon Macronin, Scholzin dhe Melonin: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj etiketon Macronin, Scholzin dhe Melonin: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Lajme
Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Lajme
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Lajme
Kalo në kategori