LAJMI I FUNDIT:

Jashari: Për shkollat dhe institucionet tona komunale, nesër do të jetë ditë pune

Jashari: Për shkollat dhe institucionet tona komunale, nesër do të jetë ditë pune

Shkollat në komunën e Skenderajt do të mbajnë mësim gjatë së hënës dhe nuk do të kenë pushim ashtu edhe siç ka marrë vendim Qeveria e Kosovës.

Se të hënën do të ketë mësim në këtë komunë e thotë i pari i Skenderajt, Bekim Jashari.


Ai shkruan se shkollat dhe institucionet komunale të hënën do ta kenë ditë punë dhe se vendimet e institucioneve të cilat u ndërtuan me shumë mund e sakrificë duhet të respektohen dhe zbatohen nga të gjithë.

“Për shkollat dhe institucionet tona komunale, nesër do të jetë ditë pune. Vendimet e institucioneve tona, të ndërtuara me shumë mund e sakrificë duhet të respektohen e zbatohen nga të gjithë̈ ne”, ka shkruar Jashari.

Ai thotë se është e paarsyeshme humbja e procesit mësimor marrë parasysh situatën e pandemisë COVID-19.

“Pas ditëve të humbura të mësimit si shkak i gjendjes pandemike, edhe një ditë e humbur është e pa arsyeshme dhe nuk ka nevojë të ndodhë. Populli ynë ka vuajtur aq shumë për të ruajtur arsimin dhe edukimin shqip, duke mos u ndalur as në kohë lufte, duke zhvilluar procesin mësimor edhe në shtëpi-shkolla, vetëm e vetëm që të mësojmë e edukojmë gjeneratat e reja, kurse tani të lirë e të pavarur duhet të mos ndalemi e dorëzohemi, por të punojmë shumë që të jetësojmë amanetin e heronjve dhe dëshmorëve të Lirisë”, thotë Jashari.

Ai ka kërkuar mirëkuptimin e mësimdhënësve që nesër të mbajën mësim dhe që fëmijëve t’iu shpjegohet se sa e lavdishme është historia kombëtare.

“Andaj të dashur mësimdhënës kërkoj mirëkuptimin tuaj që nesër të mbani mësimin dhe përveç tjerash tu shpjegoni fëmijëve tonë se sa e lavdishme është historia jonë kombëtare”, shkruan Jasharit.

Ndërkohë që kundër vendimit të Qeverisë Hoti që e hëna të jetë ditë pune ka dalë Sindikata e Bashkuara e Arsimit dhe Shkencës (SBASHK).

SBASHK kërkon nga personeli arsimor që të hënën të mos dalin në punë dhe se këtë e bazojnë në kalendarin për vitin shkollor.

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj ka thënë se bazuar në kalendarin e vitit shkollor, dita e hëne do të jetë pushim dedikuar festës së 28 Nëntorit.

Ai për KosovaPress deklaroi se procesi mësimor nuk dëmtohet nga ky pushim pasi që edhe mësimdhënësit sipas tij nuk kanë planifikuar as një njësi mësimore për ta zhvilluar të hënën.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori