LAJMI I FUNDIT:

Jashari: Ndryshimi i ligjit do t’i nëpërkëmbë veteranët, por kjo nuk do të lejohet

Jashari: Ndryshimi i ligjit do t’i nëpërkëmbë veteranët, por kjo nuk do të lejohet

Xhavit Jashari, si përfaqësues i veteranëve ka thënë se nuk do të lejojnë që Qeveria e Kosovës t’i nëpërkëmbë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duke bërë thirrje që të mos votohet projektligji, i cili i ndan pensionet e veteranëve nga paga minimale.

Reklama

Kryetari i Shoqatës se Familjarëve të Dëshmorëve (SHFD), Xhavit Jashari, ka thënë se qëllimi i protestës së gjashtë majit ishte të dërgohet mesazhi tek institucionet e vendit dhe të bartësit e tyre, siç janë kryeministri dhe deputetët e Kuvendit të Republikës se Kosovës.

“Veteranët e lirisë nuk do të lejojnë që tutje të nëpërkëmben dhe të mos iu jepet e drejta e tyre, që edhe këta të kenë një jetë të dinjitetshme si të gjithë të tjerët”, ka thënë Jashari në RTV Dukagjini.

Jashari ka shtuar se mospërfshirja e tyre në përfitimet nga shteti dhe shkëputja e kalkulimit të presionit të veteranit me rrogën minimale janë disa nga arsyet pse këta të fundit kanë protestuar të hënën e gjashtë majit.

Dugolli: Pozita po përballet padrejtësisht me protestat e veteranëve, askush nuk ndihet mirë me skena të tilla
Lexo po ashtu Dugolli: Pozita po përballet padrejtësisht me protestat e veteranëve, askush nuk ndihet mirë me skena të tilla

Sipas Xhavit Jasharit nga SHFD-ja, çfarëdo implikime buxhetore të ketë Qeveria e Republikës së Kosovës, pensioni i veteranit të luftës nuk guxon të shkëputet nga paga minimale.

Tutje, ai ka thënë se ”insistimi i kryeministrit Albin Kurti, ta ndryshojë ligjin është insistimi për t’i nëpërkëmbur veteranët”.

Jashari gjithashtu ka folur për Kurtin, ku ka thënë se ai po tenton t’ia ulë autoritetin veteranëve, duke i ndarë nga paga minimale./Portali D/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tregon bisedën me Erdoganin: I shpreha shqetësimin për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave

Kurti tregon bisedën me Erdoganin: I shpreha shqetësimin për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave

Lajme
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ristuccia: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ristuccia: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit

Lajme
Kirby: Kurti duhet të sigurohet që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat nga lokacionet alternative

Kirby: Kurti duhet të sigurohet që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat nga lokacionet alternative

Politikë
Sveçla: Njëri nga serbët e arrestuar kishte luftuar në Koshare, u dekorua nga Millosheviqi

Sveçla: Njëri nga serbët e arrestuar kishte luftuar në Koshare, u dekorua nga Millosheviqi

Lajme
Bugajski: Pajtohem me Kurtin, deklarata e Blinken ka qenë naive, SHBA-ja do të duhej të aplikonte masa ndaj Serbisë

Bugajski: Pajtohem me Kurtin, deklarata e Blinken ka qenë naive, SHBA-ja do të duhej të aplikonte masa ndaj Serbisë

Politikë
Tensionet në veri, ish-ambasadori amerikan në NATO: SHBA dhe BE të angazhohen në zmbrapsjen e përpjekjeve që rrezikojnë gërryerjen e sovranitetit të Kosovës

Tensionet në veri, ish-ambasadori amerikan në NATO: SHBA dhe BE të angazhohen në zmbrapsjen e përpjekjeve që rrezikojnë gërryerjen e sovranitetit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori