LAJMI I FUNDIT:

Jashari: Kosova do të paguante miliona euro, nëse qytetarët e saj do të ankoheshin në Gjykatën e Strasburgut (Video)

Jashari: Kosova do të paguante miliona euro, nëse qytetarët e saj do të ankoheshin në Gjykatën e Strasburgut (Video)

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë se zvarritja e lëndëve gjyqësore do të mund t’i kushtonte shumë buxhetit të Kosovës nëse qytetarët do të ankoheshin në Gjykatën e Strasburgut.

Jashari, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se në Kosovë ekzistojnë mbi 100 mijë lëndë gjyqësore të pazbatuara.


Ai ka thënë se me këto lëndë dëmi minimal, që mund t’i bëhet buxhetit të shtetit shkon në mbi 8 milionë euro.

Avokati i Popullit ka thënë se anëtarësimi i mundshëm i Kosovës në Këshillin e Evropës do t’u hapte të drejtën qytetarëve të Kosovës për ankesa në Gjykatën e Strasburgut, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se duke marrë parasysh numrin shumë të madh të lëndëve të pazgjidhura kjo mund ta dëmtonte rëndë buxhetin e Kosovës, nëse qytetarët e saj do të ankoheshin për vonesat e lëndëve.

“Në shumë prej këtyre lëndëve në Kosovë vërehet një shkelje, duke filluar nga zvarritjet procedurale që është në kundërshtim me praktikën gjyqësore të Gjykatës së Strasburgut… Nëse gjykata konstaton shkelje, veprimi i parë pasues vjen kompensimi, sepse ke shkelur të drejtën e tij. Nga këto lëndë vetëm shpenzimet procedurale, po të paguheshin, shteti do të duhej të paguante 400 mijë euro”.

Jashari: Kemi hapur hetim zyrtar pa shumë bujë në rastin e sulmit të qytetares rome (Video)
Lexo po ashtu Jashari: Kemi hapur hetim zyrtar pa shumë bujë në rastin e sulmit të qytetares rome (Video)

Jashari ka thënë se shtete, si Italia, janë detyruar të bëjnë reforma gjyqësore, pasi ishte rrezikuar buxheti i shtetit nga kompensimi i rasteve për shkelje të drejtave të njeriut.

“Në Kosovë qytetari nuk kompensohet kurrë pothuajse në rastet kur e drejta e tyre shkelet nga shteti. Kompensimi do të duhej të ndodhte automatikisht në momentin e konstatimit të shkeljes së të drejtave”.

Jashari ka thënë se përpos kompensimit, do të ishte e ndershme edhe një kërkim falje për personin që i është shkelur e drejta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori