LAJMI I FUNDIT:

Jashari: Kemi hapur hetim zyrtar pa shumë bujë në rastin e sulmit të qytetares rome (Video)

Jashari: Kemi hapur hetim zyrtar pa shumë bujë në rastin e sulmit të qytetares rome (Video)

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, duke iu referuar rastit të sulmit ndaj qytetares rome, ka thënë se edhe në të kaluarën ka pasur sulme ndaj qytetarëve, por institucionet e sigurisë nuk e kanë kryer detyrën si duhet për trajtimin e këtyre rasteve.

Jashari, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se institucioni që drejton ka hapur hetim për rastet e sulmit ndaj qytetares së komunitetit rom, pa bërë shumë bujë në media.


“Kemi hapur hetim zyrtar qysh nga rasti në Lipjan, pastaj ndodhi rasti në Ferizaj. Ne Ferizaj ne kemi pasur përfaqësuesit tonë deri në mbrëmje duke parë veprimet e institucioneve të sigurisë por edhe të gjykatave”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Avokati i Popullit ka thënë se raste të tilla të sulmeve ndaj pjesëtarëve të këtij komuniteti, madje edhe më të rënda, ka pasur edhe në të kaluarën.

“Në Gjilan një person ka qenë në trajtim në spitalin e këtij qyteti. Për shkak të natyrës së hapur të spitalit, personi që do të duhej të merrte trajtim të duhur mjekësor ka dalë në park të qytetit. Policia duke mos pasur informata të mjaftueshme për personin në fjalë ka shkrepur revolen dhe ai persona ka humbur jetën”.

Jashari ka thënë se ka pasur edhe raste tjera ku institucionet shtetërore nuk kanë kryer detyrën e tyre si duhet.

Ai shton se pikërisht për shkak të rasteve nga e kaluara institucioni i Avokatit të Popullit ka dërguar në Ferizaj përfaqësuesit e vet për t’u kujtuar institucioneve tjera përgjegjësitë që kanë në lidhje me viktimën.

“Kanë qenë mirënjohës ndaj nesh për këshillat e ofruara”, tha Jashari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori