LAJMI I FUNDIT:

Jashari: Kemi nevojë që të rrisim kualitetin e shërbimeve kirurgjike

Jashari: Kemi nevojë që të rrisim kualitetin e shërbimeve kirurgjike

Kirurgu shqiptaro-amerikan, Rifat Latifi thotë se kirurgjia duhet të jetë prioritet i vendit. Ai ka fjalë të mira për mjekët, por thekson se duhet të përmirësohet kualiteti i shërbimeve kirurgjike në Kosovë.

Kështu është shprehur ai në përfundimin e Kongresit të Parë Klinik të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës.


Themeluesi i këtij kolegji e ka quajtur sukses të jashtëzakonshëm punën që është bërë për këto tri ditë në Prishtinë.

Ditë më parë, ai thekson se nuk është ditur se a do të mbahet ky kongres.

“Qëllimet e kolegjit që ne të bëhemi një mekanizëm, një organizëm i pa shembull në rajon. Që të rrisim kualitetin e shërbimeve kirurgjike në vend. Unë besoj se shembulli i kolegjit kirurgjik do të jetë shembull që edhe shoqatat tjetra mjekësore qe edhe ata të bëjnë kolegjet e tyre sikur ne. Ne kemi nevojë që të rrisim kualitetin e shërbimeve, profesionalizmin tone edhe me kthyer autoritetin qe kirurgët e kanë pasur në Kosovë”, shprehet ai.

Ai thotë se përgatitja e kirurgëve dhe shërbimeve nuk duhet t’i lihet rastit, por kirurgjia të përkrahet nga Ministria e Shëndetësisë. Latifi tregon se ku do të mbahet kongresi i dytë klinik.

“Kongresi do të mbahet me 15 deri më 18 shtator të vitit 2022. A do të mbahet në Prishtinë, ndoshta në vitin 2023 do të mbahet në një vend tjetër. Ketë që kemi bërë sot duket e madhe, por ky është vetëm gur-themeli i fillit të punës së Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës”, thekson ai.

Kongresi i parë klinik ka bërë hapjen ceremoniale të enjten, sot dhe dje kanë ligjëruar ndërkombëtarë dhe kirurgë vendor. Ky organizim është mbajtur në Prishtinë në mënyrë hibride për shkak të gjendjen me pandeminë. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori