LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj: Pushimi njëjavor nuk vlen për institucionet parafillore dhe universitare

Jasharaj: Pushimi njëjavor nuk vlen për institucionet parafillore dhe universitare
Ilustrim

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) në një prononcim për Telegrafin tha se në takimin i cili u mbajt të martën në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) në mes përfaqësuesve të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), të zyrës së Kryeministrit, përfaqësues të drejtorive komunale si dhe të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) është propozuar që  java e ardhshme të jetë pushim për institucionet arsimore para universitarë (Shkollat fillore, e mesme e ultë dhe e mesme e lartë), ndërsa vendimin final për këtë siç tha ai do ta marr Qeveria e Kosovës.

Jasharaj po ashtu tha se ky vendim nuk vlen për institucionet parashkollore (çerdhet, kopshtet) dhe institucionet universitare.


Ministria e Arsimit pajtohet për pushim njëjavor në shkolla, vendimin pritet ta merr Qeveria
Lexo po ashtu Ministria e Arsimit pajtohet për pushim njëjavor në shkolla, vendimin pritet ta merr Qeveria

“Pritet që ministri Armend Zemaj dhe Ramë Likaj ta paraqesin në Qeveri vendimin zyrtarë. Në takim u tha që java e ardhshme të jetë pushim klasik, që d.m.th nxënësit dhe mësimdhënësit ta kenë pushim. Ne insistuam që mos të ndërpritet mësimi, por nga ato që thanë nga IKSHPK vlerësuan që java e ardhshme të jetë pushim për shkak të numrit të madh të rasteve me COVID-19 Të gjithë u pajtuam që nëse numri i të infektuarve nuk bie, atëherë do të vlerësohet që të kalohet në mësimin online, të cilin vendim asnjëri nuk e do dhe se preferon. Nga takimi i djeshëm ishte vendim i përbashkët që në javën e ardhshme 22 mars pushim ta kenë arsimi fillor, i mesëm i ultë dhe i mesëm i lart, ndërsa kjo nuk vlen për çerdhet dhe institucionet universitare”, ka thënë Jasharaj.

SBASHK-u kundër mësimit online, por thotë se do të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së
Lexo po ashtu SBASHK-u kundër mësimit online, por thotë se do të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së

Ndryshe, edhe zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), Xhavit Rexhaj për Telegrafin tha vendimin final për dakordimin mes institucioneve  për pushimin njëjavor do ta marr Komiteti anti-COVID në kuadër të Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori