LAJMI I FUNDIT:

Japonezët ia shpëtuan jetën vajzës nga Kosova – gjatë luftës kishe pësuar djegie të rëndë në fytyrë (Video)

Japonezët ia shpëtuan jetën vajzës nga Kosova – gjatë luftës kishe pësuar djegie të rëndë në fytyrë (Video)

Një televizion në Japoni, ka bërë një storie për Besiana Musliun, e cila gjatë luftës në Kosovë ka pësuar djegie të rëndë në fytyrë.

Pas luftës, një organizatë Japoneze i del në ndihmë duke e dërguar me urgjencë në Tokyo.


Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar storien e televizionit japonez, dhe ka treguar për rastin e Besiana Musliut.

Postimi i plotë

Një ndër TV më kredibile në Japoni ka bërë një lajm për Kosovën, ku ka paraqitur, ndër të tjerash, edhe sfidat që ka kaluar Besiana Musliu.

Besiana ka qenë kolege e imja dhe vjen nga Skenderaj.

Gjatë luftës, shtëpia e saj është djegur, dhe si 2 vjeçare, ka parë tmerrin me sy duke pësuar djegie të rëndë. Me plagë të tilla, Besiana ka qëndruar për 3 muaj në Shqipëri, duke mos pasur mundësi të trajtohet.

Menjëherë pas luftës, nëna e Besianës, me dëshpërim kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët për të gjetur trajtim për Besjanen dhe, fatmirësisht, një organizatë Japoneze i del në ndihmë duke e dërguar me urgjencë në Tokyo.

Për 10 vite, Besjana kalon 15 operacione të ndryshme. Përveç që Qeveria Japoneze i del në ndihmë, ajo edhe mëson gjuhen japoneze në mënyrë perfekte dhe kultura e këtij vendi madhështor bëhet pjesë e jetës së Besjanës.

Tash Besjana është në Kosovë ku punon në kompaninë Hirano Mushroom LLC – Kosovo me investitorë pjesërisht nga Japonia dhe shërben si promovuese kryesore e mardhënjeve në mes të dy vendeve. Besjana, me forcën e saj, promovon në vazhdimësi Kosovën në Japoni dhe kulturen japoneze në Kosovë. Përveç që ka dhënë çdo gjë në jetë gjatë luftës, vazhdon të jep akoma 20 vite pas luftës.

Arigatou gozaimasu Besjana për pozitivitetin që ke ndaj vendit, shoqërisë dhe çdo gjë që sillet rreth nesh. Je inspirim!

Në trend Lajme

Më shumë
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

Lajme
Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë ditët e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika

Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë ditët e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë me biçikletë, rrëfen përjetimin e 4000 kilometrave

Shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë me biçikletë, rrëfen përjetimin e 4000 kilometrave

Lajme
U merret leja 34 shoferëve në Prishtinë për mosrespektim të semaforit

U merret leja 34 shoferëve në Prishtinë për mosrespektim të semaforit

Kronika e Zezë
Kosova cilësohet jomikpritëse për personat LGBTI+

Kosova cilësohet jomikpritëse për personat LGBTI+

Lajme
Kalo në kategori