LAJMI I FUNDIT:

Japin dorëheqje dy anëtarë të Komitetit të Nobelit për Letërsi, arsye edhe Handke

Japin dorëheqje dy anëtarë të Komitetit të Nobelit për Letërsi, arsye edhe Handke

Dy anëtarë të jashtëm të Komitetit për Çmimin e Letërsisë Nobel u larguan pasi kritikuan Akademinë Suedeze. 

Sipas BBC-së, përcjell Telegrafi, njëri nga të dorëhequrit, Gun-Britt Sundstrom, tha që zgjedhja e Peter Handkes si fitues i këtij viti ishte interpretuar si “letërsia të qëndronte mbi politikën” për të cilën nuk pajtohej.


Fituesi i çmimit Nobel për Letërsi, kundërshtar i sulmeve të NATO-s dhe përkrahës i Millosheviqit – vijnë reagimet e para
Lexo po ashtu Fituesi i çmimit Nobel për Letërsi, kundërshtar i sulmeve të NATO-s dhe përkrahës i Millosheviqit – vijnë reagimet e para

Ndërsa, i dorëhequri i dytë, Kristoffer Leandoer, tha se ai do të largohej për shkak të “mungesës së reformave” në Akademi.

Leandoer shkroi në gazetën suedeze “Svenska Dagbladet” se po largohej meqë nuk kishte “as durim dhe as kohë” për të pritur që komiteti të përfundonte reformat e tij. Ai shtoi se vendimi i tij nuk ishte i lidhur me dhënien e çmimit për Handken.

Peter Handke mori një pasaportë jugosllave, si dhuratë nga Millosheviqi – për çfarë i duhej ajo?
Lexo po ashtu Peter Handke mori një pasaportë jugosllave, si dhuratë nga Millosheviqi – për çfarë i duhej ajo?

Po sipas BBC-së, Akademia konfirmoi që Leandoer dhe Sundstrom ishin larguar nga komiteti Nobel, i cili deri sot ishte i përbërë nga katër anëtarë të Akademisë suedeze dhe pesë anëtarë të jashtëm.

“Ne jemi mirënjohës për përpjekjen e rëndësishme që ata bënë gjatë vitit dhe tani po rishikojmë se si do të organizohet puna e komitetit Nobel për Çmimin për Letërsi më 2020”, ka thënë Mats Malm, sekretar i përhershëm i Akademisë Suedeze në një deklaratë. /Telegrafi/