LAJMI I FUNDIT:

Janushev: I kuptoj këshilltarët në Shtip, por Marrëveshja e Prespës për OBRM-PDUKN-në është çështje e përfunduar

Janushev: I kuptoj këshilltarët në Shtip, por Marrëveshja e Prespës për OBRM-PDUKN-në është çështje e përfunduar

Igor Janushev nga OBRM-PDUKM për “24 analiza” foli edhe për ndodhitë në Këshillin e Komunës së Shtipi ku këshilltarët e partisë së tij nënshkruan deklaratën solemne me emrin “Republika e Maqedonisë”.

Sipas Janushev, qëndrimi i OBRM-PDUKM-së ndaj Marrëveshjes së Prespës nuk ka ndryshuar dhe se kupton veprimin e këshilltarëve.


“Për këtë dëgjova nga mediat dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur saktësisht. Nga ajo që lexova, deklaratat solemne ashtu janë nënshkruar. Nuk amnistoj askënd nga përgjegjësia. Nëse është ashtu, mendoj se përgjegjësia duhet në Komisionin Komunal Zgjedhor për shkak se deklaratat i jep komisioni dhe jo kryetari i komunës. Qëndrimi ynë si OBRM-PDUKM ndaj Marrëveshjes së Prespës nuk ka ndryshuar. Për ne kjo çështje ka përfunduar.”, tha Janushev.

Në Këshillin Komunal në Shtip nuk përdoret emri kushtetues i vendit, LSDM bojkoton seancën
Lexo po ashtu Në Këshillin Komunal në Shtip nuk përdoret emri kushtetues i vendit, LSDM bojkoton seancën

Në pyetjen se si do të funksionojnë kryetarët e partisë së tij sa i përket emrit kushtetues, Janushev thotë se “do ta pranojnë aty ku e kanë patjetër”.

“Kryetarët do të nënshkruajnë dokumente do të jetë i pamundur nënshkrimi pa emrin kushtetues”, tha mes tjerash Janushev./Telegrafi/