LAJMI I FUNDIT:

Janushev: Karriera politike e Zaevit po përfundon

Janushev: Karriera politike e Zaevit po përfundon

Igor Janushev në intervistën e tij për TV24 tha se përfundon karriera politike e kreut të LSDM-së, Zoran Zaev,

“Karriera politike e Zaevit në një farë mënyre po përfundon. Nuk dihet nëse me dorëheqjet që i paralajmëroi vetëm se do ta shtyjë procesin”, tha Janueshev.


Sipas tij, më e rëndësishmja nuk është dorëheqja e Zaevit, por çfarë do t’i ndodhë zaevizmit.

“Madje edhe në atë kohën e “regjimit dhe të errët” të OBRM-PDUKM-së ishim në vende më të mira në luftën kundër korrupsionit. Lufta kryesore është ndryshimi i kësaj qeverie. Lufta e OBRM-PDUKM-së nuk është kundër Zaevit, por luftë e popullit kundër zaevizmit”, tha Janushev./Telegrafi/