LAJMI I FUNDIT:

Janeviq: OBRM-PDUKM-ja po e varros Maqedoninë

Janeviq: OBRM-PDUKM-ja po e varros Maqedoninë

Zëdhënësi i Partisë Liberal Demokrate (PLD) të Maqedonisë, Filip Janeviq, në një konferencë për shtyp sot ka akuzuar, OBRM-PDUKM-në se në programin e tyre 500 faqe janë shkruar gënjeshtra që askush më nuk ju beson, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në programin e tyre që janë shkruar 500 gënjeshtra, askush më nuk ju beson. Fjala më e përdorur e tyre gjatë kësaj fushate është “do ta”, tha mes tjerash Janeviq.


Ai gjithashtu theksoi se në programin e tyre të 2011, premtuan autostradë për të lidhur Kumanovën me Kriva Pallankën, dhe gjithashtu premtuan se do të vendosin aparat elektronik për pagesën e doganave, por sipas Janeviqit, nuk realizuan asgjë nga programi i vitit 2011./Telegrafi/