LAJMI I FUNDIT:

A janë të rrezikshme lythat në organet gjenitale gjatë shtatzënisë?

A janë të rrezikshme lythat në organet gjenitale gjatë shtatzënisë?

Lythat gjenitale janë puçrra të lëkurës të madhësisë dhe formave të ndryshme, por të cilat shfaqen për shkak të infeksionit me virusin HPV, të ashtuquajtur rrezik i ulët për zhvillim të karcinomit

Më së shpeshti shfaqen në zonën e hyrjes së vagjinës, në kufirin e lëkurës dhe mukozës, përreth anusit dhe rreth buzëve të mëdha dhe të vogla, transmeton Telegrafi.


Jo rrallë gjenden edhe në murin e vagjinës, si edhe në fytin e mitrës, kur shkaktojnë konstatim abnormal citologjik (Testi PAPA).

Deri te infeksioni vjen nëpërmjet marrëdhënieve intime, gjatë të cilave virusi bartet në 90 për qind të njerëzve, mirëpo pjesa më e madhe nuk ka kurrfarë pasojash, sepse imuniteti lokal, sipas rregullit, çon deri në vetëshërim.

Një përqindje e vogël përballet me problemet e lythave (lat.condylomatta accuminata), apo me diagnozën e ndryshimit të PAPA-s.

Shërimi i lythave është i ndryshëm dhe disa metoda janë më të mira se të tjerat; më së shpeshti eliminohen me krimoterapi (ngrirjen me oksigjen të lëngshëm apo me dyoksid karbon), me lyerjen me substanca kimike abrazive dhe me laser.

Metodat e fundit tani janë treguar më të efektshme, duke pasur parasysh efikasitetin e shërimit.

Në shtatzëni ndryshimet shërohen njësoj si edhe kur femra nuk është shtatzënë, duke pasur parasysh kohëzgjatjen e shtatzënisë; më mirë është të shërohen para lindjes së pritur dhe java e njëzet është më ideale – indet deri në lindje shërohen në tërësi.

Arsyeja themelore e shërimit në shtatzëni është preventiva e infeksionit të të porsalindurit duke kaluar nëpër kanal; ndryshe vetë infeksioni dhe ndryshimet nuk ndikojnë esencialisht në rrjedhën dhe rezultatin e shtatzënisë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori