LAJMI I FUNDIT:

Janë propozuar katër modele tarifore për llogaritjen e energjisë elektrike në Maqedoni

Janë propozuar katër modele tarifore për llogaritjen e energjisë elektrike në Maqedoni

Amvisëritë do të ndahen në katër bllok tarifa që do të përdoren për të llogaritur shumën e faturës së energjisë elektrike.

Rregullatori dhe ekspertët që hartuan propozim rregullat e reja thonë se 87 për qind e amvisërive do të kishin fatura më të ulëta të energjisë elektrike, nëse rregullorja e re do të ishte e vlefshme nga janari deri në fund të këtij muaji.


Tani që pritet një korrigjim në rritje i çmimit, autoritetet thanë se nuk mund të llogarisin saktë se si do të duken saktësisht faturat e qytetarëve.

Por thonë se bëjnë gjithçka, ata që në mënyrë racionale konsumojnë energji elektrike më pak edhe të paguajnë.

“Me zbatimin e këtyre blloqeve, 87% e amvisërive në muajt e dimrit do të kenë ulje të kostove të energjisë elektrike. Të tjerët do të kenë kosto të rritura”, tha Marko Bislimovski – Kryetar i KRRE-së.

Propozim rregullorja e re thotë se blloku i parë do të jetë deri në 210 kilovat orë, i dyti deri në 420, pastaj i treti do të jetë nga 420 deri në 630 kilovat orë energji elektrike dhe i fundit deri në 630 kilovat orë.

“Ato amvisëri që kanë konsum në tarifë të lartë më pak se 420 kilovat orë në muaj do të paguajnë më pak se pesë deri në 13 për qind”, u shpreh Rubin Taleski- Profesor universitar.

Ekspertët kishin mendime të kundërta, disa theksuan se qytetarët që ngrohen me energji elektrike nuk duhet të kenë frikë nga faturat e larta.

Disa prej tyre në rregullat e reja vunë në dukje një problem, që mund të shfaqet në rastin e një shtëpie më të madhe ku jetojnë më shumë anëtarë të familjes dhe kanë një matës të rrymës.

Atëherë fatura mund të jetë më e lartë se 50 për qind. Ky ishte debati i parë publik mbi bllok tarifat e reja të propozuara për energjinë elektrike për amvisëritë.

Në periudhën në vijim janë paralajmëruar edhe disa të tjera për të bërë një proces korrekt në shfrytëzimin dhe grumbullimin e energjisë elektrike në vend./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori