LAJMI I FUNDIT:

Janë ndaluar disa persona në protestën e të punësuarve në NP “Higjiena komunale”, MPB me detaje për ngjarjet e mbrëmshme

Janë ndaluar disa persona në protestën e të punësuarve në NP “Higjiena komunale”, MPB me detaje për ngjarjet e mbrëmshme

Sërish ka pasur protestë para Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” në Shkup, por gjatë mbrëmjes që lamë pas, situata eskaloi dhe disa persona janë ndaluar nga Policia.

Nga MPB për TV21 thanë se mes 50 protestuesve, ka pasur edhe persona që nuk punojnë në “Higjienën Komunale” dhe të njëjtit janë ndaluar nga policia, pasi bashkë me të tjerët penguan daljen e kamionëve në terren për të grumbulluar mbeturinat.


Të njëjtit edhe do të sanksionohen.

“Më datë 09.07.2023 rreth orës 22.00 në Stacionin Policor në Gazi Babë është denoncuar se të punësuarit mbajnë protestë, kurse mes tyre ka edhe persona që nuk janë të punësuar në ndërmarrje. Nëpunësit policorë menjëherë kanë dalë në terren, ku është konstatuar se rreth 50 persona janë duke protestuar dhe pengojnë kryerjen e punës. Me intervenim policor veturat për grumbullimin e mbeturinave, kanë dalë nga kapia, kurse personat të cilët nuk janë të punësuar në ndërmarrje, kurse janë kapur në rrethinën e ndërmarrjes, do të përballen me sanksione të parapara me Ligj”, thanë nga MPB.