LAJMI I FUNDIT:

Most: Janë hasur fotografime, udhëzime se kush të votohet, dhe probleme me llambën ultravjollcë

Most: Janë hasur fotografime, udhëzime se kush të votohet, dhe probleme me llambën ultravjollcë

Asociacioni Most vazhdon me raportimin për parregullsi në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale në Maqedoni. Ata raportojnë për 13 raste të votimit familjar, fotografim të votës, si edhe probleme me Llambën utravjollcë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Asociacioni bën të ditur se janë hasur parregullsi në Demir Kapi, ku votimi është bërë nën shoqërim, kurse këshillat zgjedhor kanë respektuar procedurën dhe kanë bërë evidentimin e personave në ditarin e Vendvotimit.


Në Shuto Orizare janë regjistruar 13 raste të votimit familjar, kurse në Butel, votuesi është nënshkruar në vendin e gabuar në listën zgjedhore për të cilët raste është bërë shënim në procesverbal të Këshillit zgjedhor.

Në Shuto Orizare janë hasur anëtarë të Këhsillit zgjedhor duke u ndihmuar njerëzve që të votojnë, njiherit duke u kërkuar që të votojnë kandidat të caktuar.

Në Vrapçisht ka pasur problem me llambën ultravjollcë nga ora 13:00. Këshilli zgjedhor komunal nuk është njoftuar për rastin, ndërkaq votimi nuk është ndërprerë. Fotografim i votës është hasur në Çair. Policia është njoftuar, kurse rasti është shënuar edhe në procesverbal./Telegrafi/