LAJMI I FUNDIT:

Janë gjetur 60 kilogram marihuanë në rrugën e vjetër Ohër-Strugë

Janë gjetur 60 kilogram marihuanë në rrugën e vjetër Ohër-Strugë

Rreth 60 kilogramë marihuanë janë gjetur mbrëmë në rrugën e vjetër Ohër – Strugë, në afërsi të urës së lumit Sateska, njoftoi MPB.

Droga ka qenë në 59 paketime e vendosur në pesë çanta, ndërsa e kanë gjetur efektivët e policisë nga SPB Ohër dhe policët e kriminalistikës – Sektori për Tregti Ilegale me Armë dhe Materie të Rrezikshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Efektivët e policisë kanë gjetur edhe një paketim me materie në formë pluhuri ngjyrë kafe, e cila së bashku me të tjerat është marrë dhe është dorëzuar për ekspertizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Shkup.

SPB Ohër dhe Sektori për tregti ilegale ndërmarrin masa për dokumentimin e plotë dhe për zbardhjen e rastit./Telegrafi/