LAJMI I FUNDIT:

Jane Fonda për jetën në dekadën e nëntë: Me moshën çdo gjë bëhet më mirë

Jane Fonda për jetën në dekadën e nëntë: Me moshën çdo gjë bëhet më mirë
(Foto: Getty Images)

Aktorja e njohur, Jane Fonda, ka rrëfyer së fundmi se si ndihet në dekadën e nëntë të jetës.

85-vjeçarja iu nënshtrua kimioterapisë për limfomën jo-Hodgkin vitin e kaluar, ndërsa ka folur hapur në një intervistë për revistën People se plakja nuk është diçka për t’u frikësuar, por diçka për t’u festuar.


Aktorja amerikane, Jane Fonda njofton se është diagnostikuar me kancer
Lexo po ashtu Aktorja amerikane, Jane Fonda njofton se është diagnostikuar me kancer

“Ka pasur tragjedi dhe gjëra të vështira në jetën time, por kurrë nuk u dorëzova para tyre. Kam qenë elastike gjatë gjithë jetës sime. Me kalimin e moshës, jeta bëhet gjithnjë e më e mirë”, është shprehur ajo.

View this post on Instagram

A post shared by Jane Fonda (@janefonda)

Është interesant fakti se përkundër moshës, aktorja ka më shumë punë se kurrë dhe këtë periudhë të jetës e quan si më të lumturit në jetën e saj.

Këshilla e Jane Fondas për shmangien e depresionit: Një nga mënyrat është përmes stërvitjes
Lexo po ashtu Këshilla e Jane Fondas për shmangien e depresionit: Një nga mënyrat është përmes stërvitjes

Fonda është duke realizuar katër filma këtë vit, duke përfshirë komedinë “Book Club: The Next Chapter” që së shpejti do të nisë shfaqjen nëpër kinematë në mbarë botën.

Regjisori i këtij filmi, Bill Holderman, e cilësoi aktoren si një “forcë”, ku shpjegoi se gjatë xhirimeve kanë pasur një situatë, ku 85-vjeçarja ka vendosur ta kalojë ditën e saj të pushimit duke eksploruar qytetin nga orët e para të mëngjesit, ndërsa të gjithë të tjerët vendosën të flenë dhe të pushojnë. /Telegrafi/