Inspektorët e General Motors janë ende duke ekzaminuar pasojat nga dëmtimi i tornados dhe zjarrit në fabrikën që prodhon Chevrolet Corvette C8 në Bowling Green, Kentucky.

Sipas autoriteteve, raportet e para tregojnë se rreth 122 njësi të Corvette 2022 brenda fabrikës janë dëmtuar përtej riparimit, përcjell Telegrafi.

Kështu, GM do të kontaktojë me tregtarët për klientët e prekur dhe do t’u bëjë të ditur tregtarëve që të riparaqesin porositë e tyre.

Dhe me sa duket, ato porosi të ribëra do të kenë përparësi kur linjat e prodhimit të rihapen këtë javë.

Por numri i veturave që nuk do të riparohen më mund të rritet pasi që jashtë objektit thuhet se kishte vetura të parkuara për transport që ende po kontrollohen për dëmtime. /Telegrafi/

Reklama
Reklama